У нас вы можете посмотреть бесплатно Uniko - I pafajshmi Enea Thomaraj, të vdesësh nga krimi dhe askush të mos kujtohet ( 14 tetor 2024 ) или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Kush ka mundësi të kontribuoj për familjen e Eneas në llogarinë në GoFundMe: "Help Thomaraj Family in Their Time of Grief" Përplasja dhe prishja e pazareve të dy vrasësve me pagesë brenda burgut 313 i mori jetën në mënyrë tragjike një 26 vjecari krejtësisht të pafajshëm në qytetin e Elbasanit. Enea Thomaraj 29 vjeç fëmija i madh i dy fëmijëve të Arturit dhe Luljetës ndërroi jetë 82 ditë pas plagëve të rënda që kishte marrë në Elbasan. Ishin orët e para të mëngjesit të së dielës datë 14 korrik kur një shpërthim i fuqishëm u dëgjua në lagjen Banesa ose siç njihet zyrtarisht Haxhias në Elbasan. Dyer, dritare e mure të shkatërruara dhe njerëz që bërtisnin ishte atmosfera e pak çasteve pas asaj zhurme të llahtarshme që shkaktoj shpërthimi. “Nuk po kuptonim çfarë kishte ndodhur dhe nëse kishte persona të dëmtuar” – shpjegon një prej banoreve të shtëpive përballë pallatit ku ndodhet posta. Disa të bërtitura dhe kërkesa për ndihmë, kthjelluan banorë të tjerë për të njoftuar ambulancën dhe policinë. Në katin e 4 të pallatit ku ndodhen zyrat e postës, në apartamentin në krah të djathtë ishin grumbulluar shumë persona që po tentonin ti jepnin ndihmën e parë Eneas 29 vjeçarit që ishte ndodhur në korridor teksa po kalonte për të vajtur nga kuzhina në tualet, kur ndodhi shpërthimi. Sirenat e policisë dhe ulërimat e banorëve ishte gjithcka që në ato momente dëgjohej në të gjithë rrugën Piro Shuteriqi në Elbasan. Ndërsa Enea që ishte tërësisht i dëmtuar nga plagët e shumta që kishte marrë nga shpërthimi i lëndës eksplozive po transprtohej drejt spitalit, askush nuk po kuptonte se kush kishte qene shenjestra. Artur Thomaraj me lot në sy shprehet në një intervistë prekëse për emisionin Uniko shprehet se më kanë marrë më morën dritën e syve, atë që punonte për të na mbajtur dhe që na jepte gëzim e motivim. Enea ishte një djalë I mrekullueshëm. Nuk i kishte rënë në qafë askujt. Për më shumë ndiqni emisionin e plotë: Post-Produksion Kreshnik Marku Kamera dhe Fotografia: Dean Tafaj #eneathomaraj #nuredindumani #amarildonikolli #elbasan #xhovananikolli #aldanikolli #unikongaspartakkoka #uniko #arturthomaraj #spak #albania