У нас вы можете посмотреть бесплатно “Dua ta bëj krenar atje ku është”, Rigersa përlotet për njeriun që besoi në talentin e saj или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
#XFactorAlbania🎙 #TvKlan #XF2025 Talent Show me popullor per promovimin e talenteve te reja 🇦🇱 Nga Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu Juria: #ArilenaAra, #AdiKrasta, #SoniMalaj dhe #YoungZerka Përpara performancës në “X Factor Albania” në Tv Klan, Rigersa u shfaq me lot në sy në insert. Konkurrentja ndau një kujtim prekës me gjyshin e saj të ndjerë, i cili ka qenë i pari që e ka mbështetur në rrugëtimin e saj. Rigersa nuk e harron kurrë momentin e triumfit kur ka marrë çmimin e parë, krenarinë dhe lotët e tij. E vetmja keqardhje e saj është që nuk i ka dhuruar mjaftueshëm përqafime, por uron ta ketë bërë krenar. “Koncerti im i parë që kam dhënë në skenë, 6 vjeçe, ka qenë gjyshi personi i parë që më ka besuar tek unë, që më ka suportuar. S’e priste asnjë i familjes sime që unë do të merrja ndonjë çmim. Ka qenë gjyshi i vetmi që ka pasur besim tek unë dhe kur kam marrë çmimin e parë kam parë lot në sytë e tij për herë të parë në jetën time që ai ka qenë në sytë tanë ai burri shumë i fortë që nuk e jepte veten kurrë. Mbaj mend edhe këngët e tij të vogla që i shpikte vetë, vetëm që t’i afrohesha unë dhe ta lija të më rrokte e puthte. Kam qenë një fëmijë shumë ‘sherr’, jam shumë e penduar që nuk i kam dhuruar dashurinë që më ka dhuruar gjithmonë. Ai ka pasur besim te unë që e vogël dhe nuk kam pasur besim te vetja, jam shumë krenare që kam arritur deri këtu dhe do kisha dashur shumë ta kisha bërë edhe atë krenar atje ku është”, tha Rigersa. Pas performimit të këngës, komentit të Adi Krastës që e cilësoi si “artiste” dhe brohorimave të mbështetësve të saj, Rigersa pati mundësinë të tregonte pak më tepër për veten. Alketa Vejsiu: Kush ta ka zbuluar talentin ty? Rigersa: Unë kam nisur shumë e vogël faktikisht dhe që në kopsht kanë zbuluar talentin tim dhe më kanë futur në shkollë muzike, më kanë futur për violinë, nuk e kam ditur që do të vazhdoj të këndoj. Jam zgjedhur për të kënduar në Festivalin e Fëmijëve në Shkodër për herë të parë dhe si hera e parë që unë dola në skenë, fitova çmimin e parë dhe ia kam nisur e kam vazhduar deri ku jam sot. Per me shume informacione vizitoni faqen tone web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni ne faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe ne faqen https://tvklan.al/programe/