У нас вы можете посмотреть бесплатно Top Channel/ Zbulohen detaje tronditëse nga eliminimi i Liridonës, ja pse e bëri Naim Murseli или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre personave të tjerë për vrasjen e Liridona Ademaj. Korrespondentja e Top Channel Leonita Bajrami bën me dije se aktakuzë është ngritur ndaj Kushtrim Kokallës, Granit Plavës dhe një personi të cilit nuk ja kanë bërë të ditur emrin prokurorja e rastit. “Sa i përket cilësimit juridik kjo vepër penale është vepra penale e vrasjes së rëndë e kryer nga anëtari i familjes e kryer në mënyrë dinake dhe presim nga gjykata një dënim kapital për këtë kryes sepse konsiderojmë që kemi grumbulluar prova të mjaftueshme”, ka thënë kryeprokurori i themelores në Prishtinë. Ndërkohë për një nga motivet e vrasjes së Liridona Ademaj, ka folur prokurorja e rastit, Javorka Prelinqeviç. “Për detajet e aktakuzës nuk mund të flasim. Përderisa kanë jetuar në Suedi kanë pasur marrëdhënie të çrregulluara dhe kanë pasur çështje edhe financiare”, ka thënë ajo. Prokurorja ka bërë të ditur po ashtu që nga Suedia, ku kishin jetuar Liridona Ademaj dhe Naim Murseli, kanë kërkuar informacione lidhur me jetën e tyre atje dhe këto e mbështesin një prej motiveve që sipas prokurores është financiar. Prokurorja ka shtuar po ashtu se nga të pandehurit ka pasur kërkesa për pranim të fajësisë , por në këtë rast kanë konsideruar se rasti është i rëndë dhe duhet të shkojë në gjykim. Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH Prokuroria#Prishtinë#TopChannelNews