У нас вы можете посмотреть бесплатно Patate të mbushura në furrë dhe Petulla me mjaltë - Jeta në Fshat - Albanian Vilage Life или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Përshëndetje Miq. Në këtë video do t'ju tregoj Patate të mbushura në furrë dhe Petulla me mjaltë / Drekë e shijshme Receta e patateve të mbushura Përbërësit: 6 kokrra patate të mëdha kripë vaj Për mbushjen tuli i patateve djathë i bardhë qepë e njomë kripë piper i zi rigon spec i kuq Përgatitja: Patatet e sapo shkulura, i lajmë mirë e mirë me ujë, i lëmë të kullojnë dhe pa i qëruar i vëmë në tavë. I lyejmë mirë me vaj ulliri dhe kripë. I vendosim të piqen në furrë për afërsisht 25-30 minuta. Patatet i nxjerrim nga furra gjysëm të pjekura. Pasi ftohen, i ndajmë në gjysmë dhe me anë të një luge të vogël i nxjerrim tulin nga brenda dhe e vendosim në një tas. Tulin e patateve e shtypim mirë me pirun më pas shtojmë djathin e grirë hollë, qepën e njomë, kripë dhe piperin e zi, rigonin dhe specin e kuq. Përziejmë mirë dhe mbushim patatet nga brenda. I vendosim përsëri në furrë të piqen edhe për 20-25 minuta të tjera. Receta e petullave Përbërësit: Miell Maja Kripë Ujë Përgatitja: Në një enë shtojmë miell, majanë, kripën dhe ujë derisa të formohet një brumë i butë por që nuk ngjit nëpër duar. E lëmë brumin të vijë derisa të trefishohet masa. Pasi brumi ka ardhur mirë, vendosim tiganin në zjarr. Kur vaji është nxehur, lyejmë duart me pak vaj, marim një pjesë të vogël nga brumi, e hapim mirë me duar dhe e vëmë të skuqet. Kur skuqet nga njëra anë e kthejmë të skuqet edhe në anën tjetër. Kështu veprojmë me të gjithë masën e brumit. Petullat janë të buta dhe shumë të shijshme. Petullat i shoqërojmë me mjaltë të sapo nxjerrë nga zgjoi. Nëse ju pëlqeu video mos harroni të klikoni Like, Share dhe të Komentoni! Klikoni SUBSCRIBE @everythingaboutvillage për më shumë video rreth jetës në fshat, natyrës së fshatit, gatimeve të fshatit dhe punët e ndryshme që realizohen në fshat. Faleminderit.