У нас вы можете посмотреть бесплатно Top News/ Të bashkuar, kundër Perëndimit / Putin në Kinë, e pret ‘miku i ngushtë’ Xi Jinping или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Presidenti kinez Xi Jinping premtoi se do të punojë me homologun e tij Vladimir Putin për të forcuar vendet e tyre ndërsa të dy ata nisën bisedimet në Pekin, duke thënë se Kina "do të jetë gjithmonë një partner i mirë" i Rusisë. Putin mbërriti të enjten për një vizitë shtetërore dyditore që do të përfshijë bisedime të detajuara mbi Ukrainën, Azinë, energjinë dhe tregtinë me Xi Jinping, mbështetësin e tij më të fuqishëm politik dhe rivalin tjetër gjeopolitik të Shteteve të Bashkuara. "Marrëdhënia Kinë-Rusi sot është e më e fortë se kurrë dhe të dyja palët duhet ta vlerësojnë dhe ta ushqejnë atë," i tha Xi jinping, Putinit, teksa u takuan në Pallatin e Madh të Popullit të Pekinit. "Kina është e gatshme që së bashku me Rusinë të arrijmë zhvillimin e vendeve tona dhe të punojë së bashku për të mbështetur rendin dhe drejtësinë në botë." Kina dhe Rusia deklaruan një partneritet "pa kufij" në shkurt 2022 kur Putin vizitoi Pekinin vetëm disa ditë para se të dërgonte dhjetëra mijëra trupa në Ukrainë, duke shkaktuar luftën më vdekjeprurëse në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Duke zgjedhur Kinën për udhëtimin e tij të parë jashtë vendit që kur nisi mandatin e tij të ri gjashtëvjecar, këtë muaj, Putin po i dërgon një mesazh botës për prioritetet dhe fuqinë e lidhjeve të tij personale me Xi Jinping. Putin i tha homologut kinez se bashkëpunimi i tyre ishte një faktor stabilizues. “Është me rëndësi vendimtare që marrëdhëniet mes Rusisë dhe Kinës të mos jenë oportuniste dhe të mos jenë të drejtuara kundër askujt”, tha Putin, sipas agjencisë ruse të lajmeve RIA Novosti. Më vonë, duke e përshkruar takimin e tyre fillestar si "të ngrohtë dhe miqësor", Putini u ndal tek sektorët ku të dy vendet po forcojnë lidhjet, nga bashkëpunimi bërthamor dhe energjitik e deri te furnizimet me ushqime dhe prodhimi kinez i makinave në Rusi. Liderët nënshkruan zyrtarisht një deklaratë për thellimin e marrëdhënieve të tyre strategjike, me Xi Jinping që tha se të dyja palët ranë dakord se një zgjidhje politike për krizën e Ukrainës ishte "drejtimi i duhur". Përvec takimeve para kamerave, të dy liderët do të kenë edhe biseda private, jozyrtare, që konsiderohen edhe si më të rëndësishmet e këtij udhëtimi. Pamje:AFP Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #TopNews#Rusi#Kine