У нас вы можете посмотреть бесплатно Top News – Kina: Tajvani nuk është ‘Ukrainë’ / Ishulli rrit nivelin e gatishmërisë или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Tajvani nuk është Ukrainë dhe gjithnjë ka qenë pjesë e patjetërsueshme e Kinës – tha ministria e jashtme kineze ndërsa presidentja e Tajvanit Tsai Ing-ëen kërkoi që ishulli të rriste vigjilencën në aktivitete ushtarake si reagim ndaj krizës. Komentet erdhën pasi kryeministri britanik, Boris Johnson, përmendi rreziqe edhe për Tajvanin, në një paralajmërim javën e shkuar për pasojat shkatërrimtare në të gjithë botën nëse perëndimi dështon të përmbushë premtimet e tij për të mbështetur pavarësinë e Ukrainës. Kina, që pretendon se Tajvani është territor i saj, ka intensifikuar aktivitetet ushtarake afër ishullit që vetëqeveriset gjatë dy viteve të fundit edhe pse Tajvani nuk ka raportuar kohët e fundit manovra të forcave kineze ndërkohë që tensionet mbi Ukrainën janë në qiell. Duke folur në pekin, zëdhënësja e ministrisë së jashtme hodhi poshtë cdo lidhje të mundshme mes cështjes së Ukrainës dhe asaj të Tajvanit. “Tajvani nuk është Ukrainë”, tha ajo. “Tajvani gjithnjë ka qenë pjesë e patjetërsueshme e Kinës. Ky është një fakt i padiskutueshëm ligjor dhe historik”. Cështja e Tajvanit është një prej pikave të nxehta që ka lënë pas lufta civile, por integriteti i kinës nuk duhet kompromentuar kurrë dhe as nuk është kompromentuar kurrë”, shtoi zëdhënësja. Tajvani dhe Ukraina janë në fakt thellësisht të ndryshëm në kuptimin e gjeostrategjisë, gjeografisë dhe zinxhirëve ndërkombëtarë të furnizimit – tha presidentja e ishullit ndërsa shpallte rritjen e nivelit të gatishmërisë, por – shtoi ajo- përballë forcave të huaja që synojnë të manipulojnë situatën në kinë dhe të prekin moralin e shoqërisë tajvaneze, të gjithë njësitë e qeverisë duhet të intensifikojnë përgatitjet dhe gatishmërinë. Pamje:AFP Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #Kina#Tajvani#TopChannel