У нас вы можете посмотреть бесплатно Stop – Emisioni i plotë – 3 Prill 2025 (Sezoni 10) или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. Ditën e sotme u shua në moshën 91 vjecare një nga Divat e kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa. Zonja e madhe e skenës numëron mbi 150 role në teatër dhe 32 në kinematografi.Margarita Xhepa është ngulitur në memorien e shqiptarëve në shumë filma si “Dimri i fundit”, “Koncert në vitin ‘36”, “Apasionata”, “Gjeneral Gramafoni”, etj.Ajo mban titullin e lartë “Nderi i Kombit”, “Artiste ndërsa në vitin 2007 iu dha “Çmimi i Karrierës” për rolin e Nadjezhnës në monodramën “Kënga e mjellmës” e Çehovit. Margarita Xhepës i është akorduar gjithashtu edhe titulli “Artiste e Popullit”. Denoncimi i ardhur në redaksinë tonë, lidhet me mjekët specialistë të laboratorit, të sipas denoncueses, e kanë kthyer licensën në mjet pazari, duke e shitur për 100 mijë lekë të vjetra. Klinikat mjaftohen vetëm me licensën në mur, pasi janë 827 laboratorë të licensuar në vend e vetëm 185 specialistë, mjekë laboratori klinikë, biokimikë dhe mikrobiologë.Kjo do të thotë, që një mjek duhet të jetë në 4 klinika njëherësh. Urdhri i Mjekut nuk merret me kontrolle, ndërsa Ispektoriati i punës, mjaftohet vetëm me dokumentacionin. Sipas mjekut Ilir Alimehmeti, në vendin tonë nuk ka ente, që të kontrollojnë cilësinë e laboratorëve dhe kjo përbën problem për shëndetin e popullatës. Sait Ruci tregon, se solli një automjet në Tiranë, për ta riparuar te mekaniku, por ky i fundit, padrejtësisht e përdori atë në gjendje të dehur e për pasojë, jo vetëm, që shkaktoi dëme në mjete të tjera, por prej këtij veprimi, u sekuestrua edhe audi, që sot ndodhet në gjendje të mjerë.Gjykata e shkallës së parë, përvecse dënoi me 1 muaj burg mekanikun, vendosi, që automjeti t’i kthehej menjëherë pronarit të ligjshëm, por autori i veprës e ankimoi vendimin e dënimit, pa patur pretendime për kthimin e makinës. Por mesa duket, ankimimi është konsideruar në tërësi dhe pritet gjykimi në Apel.Avokati Arben Llangozi, bashkë me Saitin, depozituan në Apel kërkesën për kthim të sendit, pa cënuar gjykimin për autorin e veprës. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/