У нас вы можете посмотреть бесплатно Çfarë i shkakton tumoret e kokë-qafës? Prof.Dr. Harsha KN: Ja si ti parandaloni. или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Tumoret e kokës dhe qafës janë ndër kanceret më të zakonshme në botë, përfshirë edhe Shqipërinë. Por Prof.Dr.Harsha KN, kirurg onkolog i kokës dhe qafës në Spitalin Amerikan 3, thekson se shumica e këtyre sëmundjeve mund të parandalohen dhe kurohen nëse zbulohen herët dhe trajtohen me kujdes. “Përveç gjenetikës, ndër shkaktarët më kryesorë të tumoreve të zonës së kokë-qafës janë duhani dhe alkooli. Përdorimi i këtyre substancave rrit ndjeshëm mundësinë e zhvillimit të tumoreve në gojë, fyt, laring, dhe zona të tjera të kokës dhe qafës. Faktorë të tjerë gjithashtu mund të jenë higjiena e dobët orale, Infeksionet me papiloma virus si dhe ekspozimin në punë ndaj substancave të dëmshme”, sqaron kirurgu indian. Por si mund të parandalohen këto tumore? “Shmangia e duhanit dhe alkoolit është hapi i parë dhe më i rëndësishëm për të parandaluar zhvillimin e këtyre sëmundjeve. Po ashtu, është shumë e rëndësishme që individët të kontrollojnë shpesh gojën dhe fytin për të zbuluar çdo ndryshim të mundshëm”, tha Dr. Harsha KN. Zbulimi i hershëm është çelësi i trajtimit të suksesshëm “Simptomat e hershme të këtyre tumoreve mund të jenë ulçera ose masa që rriten në mënyrë të vazhdueshme në gojë, fyt, ose qafë, vështirësi në gëlltitje, ndryshime në zë, ose bllokime në hundë. Nëse ndjeni disa nga këto simptoma duhet të kërkoni menjëherë ndihmën e mjekut. Në shumë raste këto tumoreve mund të parandalohen, ndaj është shumë e rëndësishme konsulta me mjekun nëse ndjeni simptoma të pazakonta”, tha Dr.Harsha KN. Këto patologji dhe shumë të tjera në zonën e kokë-qafës trajtohen me sukses nga Dr. Harsha KN, eksperti i famshëm indian në fushën e ORL dhe kirurgjisë onkologjike të kokës dhe qafës. Kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com Spitali Amerikan, përqafoje jetën! #spitaliamerikan