У нас вы можете посмотреть бесплатно Kontrollet në Elbasan, arrestohet vëllai i deputetit socialist или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Policia ka arrestuar shtetasin D.Hasalla, vëllain e deputetit të Partisë Socialiste, Saimir Hasalla. Arrestimi i tij u bë gjatë kontrolleve të zhvilluara mëngjesin e sotëm, 21 korrik, në disa banesa, në kuadër të hetimeve të prokurorisë për djegiet e ndodhura në landfillin e Elbasanit. Siç raporton gazetari i Klan News, Fatos Salliu, ai akuzohet për "shpërdorim detyre" në menaxhimin e mbetjeve. Gjatë kontrollit në banesën e tij, janë gjetur dhe sekuestruar 30 fishekë luftarakë, të cilët do të përdoren si provë materiale. "Strukturat për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për lejimin e kontrollit në disa banesa, në kuadër të një procedimi penal të vitit 2024. Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasve: -B. Ç., 36 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet një armë e ftohtë; -D. H., 35 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet një sasi municioni luftarak", thuhet në njoftimin e policisë. Kujtojmë se Prokuroria e Elbasanit ka lëshuar 14 urdhra-kontrolli në Elbasan, lidhur me një hetim të nisur që në vitin 2024 për zjarrin te mbetjet. Fusha e mbetjeve në Elbasan u përfshi nga zjarri edhe këtë vit, për ditë me radhë, duke çliruar sasi të mëdha tymi toksik. Këto flakë kanë shkaktuar dëme të mëdha mjedisore. Banorët e Elbasanit, përballen shpesh me cilësi shumë të keqe të ajrit, që pason dhe në sëmundje, për shkak të Metalurgjikut, por dhe djegies së mbetjeve që është kthyer në fenomen të përsëritur. Vlen të theksohet se për zjarrin në landfill, janë marrë në pyetje 43 persona. SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/ Follow Klan News on Facebook: / klannews Follow @klannews on Instagram: / tvklannews #KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan