У нас вы можете посмотреть бесплатно Fotografja cel ekspoziten per mikpritjen dhe traditat e shqiptareve | ABC News Albania или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Një fotografe nga Kuvajti, që është në të njëjtën kohë bashkëshortja e ambasadorit të këtij vendi në Shqipëri, ka çelur një ekspozitë në Muzeun Historik Kombëtar. Fotot e shkrepura prej saj nga Veriu në Jug pasqyrojnë vlerat historike dhe njerëzore të shqiptarëve. Ebtisam al-Houti është jo vetëm një artiste e veçantë por edhe gruaja e ambasadorit të Kuvajtit në Shqipëri FAYEZ Mishari al-Jasimm, e cila prej 9 vitesh i është dedikuar artit të fotografisë, pasion që i lindi në Republikun e Beninit. Ndërkohë që gjatë qëndrimit të saj në Shqipëri ajo ka pikasur si element të rëndësishëm jo vetëm bukuritë e vendit tonë, por mbi të gjitha virtytin e shqiptarëve që është mikpritja. “Kjo punë ngërthen shumë kujtime të bukura, të cilat pata nderin t’i përjetoj. Gjeta njerëz të mrekullushëm në Shqipëri, kam zënë shumë miqësi dhe nëpërmjet tyre mësova shumë për traditat, zakonet dhe duke shijuar edhe gatimet tradicionale të çdo qyteti të cilat i kam pasqyruar edhe në fiksimin e këtyre fotografive nga e gjithë Shqipëria”./abcnews.al