У нас вы можете посмотреть бесплатно Klan News - Bisedimet SHBA-Iran: Ekuilibër i brishtë në Lindjen e Mesme или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Shtetet e Bashkuara dhe Irani po vazhdojnë bisedimet, në një përpjekje për të shmangur përshkallëzimin ushtarak në Lindjen e Mesme. Kjo qasje është pjesë e politikës së presidentit amerikan Donald Trump, i cili deri tani ka deklaruar se nuk kërkon luftë me Iranin dhe se prioriteti i tij mbetet një marrëveshje që ndalon Teheranin të pajiset me armë bërthamore. Presidenti Trump priti shkurtimisht në Uashington kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Ndryshe nga administrata amerikane, Netanyahu ka mbajtur një qëndrim shumë më agresiv dhe ka kërkuar veprim ushtarak ndaj Iranit. Izraeli kërkon që çdo marrëveshje të mos kufizohet vetëm te programi bërthamor i Iranit, por të përfshijë edhe programin e raketave balistike dhe ndërprerjen e mbështetjes së Teheranit për grupet militante në rajon – nga Libani te Siria e më tej. Presidenti Trump ka qenë i drejtpërdrejtë për objektivin e tij: “Dua ta ndaloj Iranin që të ketë armë bërthamore. Ata nuk mund të kenë armë bërthamore. Unë dua që Irani të jetë i madh, i begatë dhe i suksesshëm”. Sipas ish-diplomatit amerikan Alan Eyre, qëllimi strategjik i SHBA-ve nuk ka ndryshuar ndër vite: Irani nuk duhet të ketë armë bërthamore. Por mënyra për ta arritur këtë ka evoluar. “Gjatë administratës Obama, SHBA-të ishte e gatshme të lejonte një nivel shumë të ulët pasurimi uraniumi në territorin iranian, në këmbim të kontrolleve shumë të rrepta. Presidenti Trump, nga ana tjetër, tha se nuk do të lejohet asnjë pasurim i brendshëm. Pas luftës 12-ditore mes Iranit dhe Izraelit në qershor 2025, pozicioni negociues i SHBA-ve u bë edhe më maksimalist”. Sot, sipas Eyre, vijat e kuqe të Uashingtonit janë të qarta: “Administrata amerikane kërkon zero pasurim uraniumi, kufizime të ashpra mbi prodhimin dhe rezervat e raketave dhe ndërprerjen e mbështetjes për rrjetin e grupeve militante rajonale. Madje ka pasur sinjale se brenda administratës ekziston ideja e ndryshimit të regjimit”, tha diplomati Alan Eyre. Irani i konsideron këto kërkesa si shkelje të sovranitetit. Zyrtarë iranianë kanë deklaruar se programi bërthamor ka qëllime paqësore dhe se nuk do të pranojnë parakushte për bisedimet. Megjithatë, programi i raketave balistike shihet si pika më e ndjeshme. Në qershor, Shtetet e Bashkuara goditën objektiva bërthamore iraniane, në fund të një fushate 12-ditore bombardimesh nga Izraeli. Irani u kundërpërgjigj me raketa dhe dronë dhe më pas deklaroi se kishte rimbushur arsenalin e tij. “Nuk duhet harruar se Izraeli është pjesë e kësaj dinamike. Izraeli nuk dëshiron një zgjidhje të negociuar. Ai kërkon eliminimin e kapacitetit raketor të Iranit dhe madje ndryshim regjimi, sepse e konsideron regjimin e tanishëm kërcënim ekzistencial”. Sipas ish-diplomatit, sot Irani është strategjikisht më i dobët se kurrë. “Triada e tij e frenimit – raketat, rrjeti i aleatëve dhe kërcënimi bërthamor – është goditur rëndë. Irani është në pikën më të dobët strategjike që ka qenë ndonjëherë”. Por kjo dobësi e bën kompromisin edhe më të vështirë. “Eksperienca historike e Iranit është se vendet që bëjnë lëshime nën presion përfundojnë duke u përballur me më shumë agresion. Ata e panë këtë me Libinë, me Saddam Husseinin, me rënien e Bashkimit Sovjetik. Kanë frikë se, nëse lëvizin edhe pak vijat e kuqe, do të pësojnë presion edhe më të madh”. Eyre thekson se edhe eliminimi i liderit suprem nuk do ta rrëzojë sistemin. “Gjatë luftës së vitit të kaluar, Izraeli vrau pothuajse gjithë lidershipin e lartë ushtarak iranian. Irani i zëvendësoi menjëherë. Edhe nëse Khamenei largohet apo vritet, sistemi do të gjejë zëvendësues. Ose Garda Revolucionare do të marrë kontrollin kolektiv”. Në këtë fazë, sipas ish-diplomatit, Irani po hyn në negociata për të shmangur një sulm ushtarak amerikan, por njëkohësisht druhet se çdo lëshim i madh mund të hapë rrugën për presion edhe më të ashpër. “Irani ka sinjalizuar se çdo sulm ndaj tij do të marrë përgjigje të menjëhershme”. Në fund, gjithçka varet se sa larg janë të gatshme të shkojnë palët. Deri tani, Shtëpia e Bardhë po mban linjën e negociatave. Izraeli kërkon një qasje më të ashpër. Irani kërkon garanci për mbijetesë. Rajoni mbetet në ekuilibër të brishtë. SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/ Follow Klan News on Facebook: / klannews Follow @klannews on Instagram: / tvklannews #KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan