У нас вы можете посмотреть бесплатно President nga populli, Kuvendi i Kosovës diskuton amendamentet e Osmanit или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Kuvendi i Kosovës është duke diskutuar sonte në datë 5 mars në seancë plenare, për kalimin apo jo të amendamenteve të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani, që presidenti i Republikës të zgjidhet nga populli. Presidentja aktuale, Vjosa Osmani, ka bërë thirrje për ndryshime kushtetuese, që do të mundësojnë zgjedhjen e presidentit përmes votës së drejtpërdrejt të qytetarëve, duke argumentuar se vetëm kështu mund të shmangen bllokadat politike në Kuvend. Edhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu e mbështeti kërkesën e presidentes Vjosa Osmani, që presidenti i Kosovës të zgjidhet përmes votës së popullit. Gjithashtu, Komisioni për Legjislacion i ka kaluar amendamentet e presidentes Vjosa Osmani për ndryshimin e mënyrës sesi zgjidhet presidenti i vendit. Vetëvendosje u kërkon deputetëve t’i mbështesin amendamentet Shefja e Grupit Parlamentar të partisë në pushtet, Arbërie Nagavci, tha se kjo parti e mbështet votimin e këtyre amendamenteve, si dhe i ka ftuar edhe deputetët e partive të tjera t’i votojnë ato. “Përvoja na e ka dëshmuar që procesi i zgjedhjes në Kuvend është shoqëruar me marrëveshje jo parimore politike ose me situata të bllokimit institucional”, tha Nagavci. Sipas saj, ky debat për zgjedhjen e presidentit nga populli nuk është i ri, por më shumë se një dekadë dhe është pjesë e një reflektimi institucional. PDK shprehet se nuk mund t’i mbështesë amendamentet “në këtë mënyrë” Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës në opozitë bedri Hamza, ka thënë se partia e tij nuk mund t’i mbështesë ndryshimet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit përmes votës së popullit në mënyrën siç është kërkuar sot. “Zgjedhja e presidentit të Kosovës nga populli është temë shumë e rëndësishme dhe meriton trajtim serioz institucional dhe politik. E ky trajtim nuk është serioz aspak”, tha Hamza. Në parim, tha ai, Partia Demokratike e Kosovës ka qenë, është dhe do të jetë që presidenti të zgjidhet direkt nga populli, por kjo do trajtim serioz dhe të bëhet brenda ligjit dhe Kushtetutës. “Propozuesja e këtyre amendamenteve në orët e fundit i gjen disa amaneteve të trajtuara para 15 vjetëve. Më vjen keq që edhe Kuvendi po hyn në këtë valle të trajtimit të aktit më të lartë vendit, Kushtetutës së Kosovës, në mënyrë kaq joserioze. Seanca thirret për një çështje kaq të rëndësishme në 7:45, ndërsa deputetët i marrin materialet në orën 8:30”, përfundoi ai. SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/ Follow Klan News on Facebook: / klannews Follow @klannews on Instagram: / tvklannews #KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan