У нас вы можете посмотреть бесплатно Për mbetjet me origjinë shtazore, një impiant në Lezhë или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Shqipëria do të zgjidhë përfundimisht problemin e trajtimit të mbetjeve me origjinë shtazore, të cilat deri më tani ndotnin mjedisin dhe rrezikonin gjithashtu jetën e njerëzve. Në ish zonën industriale të Lezhës ka përfunduar tashmë impianti modern, që i riciklon dhe i shndërron në lëndë të parë për blegtorinë këto mbetje. “Është një investim që krijon një vlerë pothuajse nga hiçi, nga të gjithë mbetjet që vijnë nga bota shtazore, përfshi edhe peshkun, kafshët e sëmura, pula të skarcitetit dhe gjithë mbeturinat e botës shtazore. Gjithçka tjetër që do të vijë në këtë impiant, do të përpunohet dhe pasurohet me proteina, për të dalë më pas ushqim për kafshët”, u shpreh Çuçi. “Inca” është i vetmi impiant me parametra bashkëkohorë në vendet e Ballkanit Perëndimor, me një kapacitet ditor përpunimi rreth 120 ton. Me rëndësi tha ministri Çuçi është edhe fakti se ky investim dhe teknoligjia e përdorur në fabrikë, nuk kanë impakt negativ tek mjedisi. “Jo thjesht që krijon vlerë nga hiçi apo nga mbetjet, por kemi të bëjmë edhe me një investim shumë miqësor me ambientin. Gjithë ajo problematikë që kemi në Shqipëri me groposjen e kafshëve të sëmura, do të marrë fund njëherë e mirë sepse do të grumbullohet në këtë fabrikë, e cila më pas do t’i japë një vlerë tjetër”. Produkti në këtë fazë është i gjithë i kontraktuar për t’u shitur në vendet e rajonit, BE-së dhe Azisë, por kompania ka si objektiv fillimisht plotësimin e nevojave brenda vendit me ushqim për kafshët dhe fertilizantë për bujqësinë. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #BlendiCuci#Lezhe#TopChannel