У нас вы можете посмотреть бесплатно Top Channel/ “Dajak” për lekët e ashensorit, sulmohet 45-vjeçarja në mes të rrugës или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Ngjarja e rëndë është regjistruar ditën e djeshme në qytetin e Vlorës, në zonën e rrugës Transballkanike, ku një 45 vjeçare me profesion mësuese, është dhunuar. Sipas familjarëve, konflikti ka nisur prej muajsh për shkak të mosmarrëveshjeve me administratoren pallatit, lidhur me tarifat e mirëmbajtjes dhe mungesën e transparencës për shërbimet. Babai I 45 vjecares së dhunuar tregon se sherri është agravuar prej dhjetorit. Sipas tij, jo vetëm vajza, por edhe ai vetë është ndjerë i kërcënuar dhe i dhunuar nga persona të lidhur me administratoren e pallatit Goditja ishte shumë e fortë, saqë nuk arrita të mbrohesha. Kam pësuar dëmtime serioze dhe për disa momente kam humbur edhe ndjenjat. Ka qenë edhe një vajzë dëshmitare e gjithë ngjarjes, e cila mund të konfirmojë çfarë ka ndodhur. Pas ngjarjes, bëra denoncim në polici. Fillimisht nuk shkova menjëherë në spital, por pas disa ditësh, për shkak të gjendjes shëndetësore, u detyrova të bëj vizita mjekësore. Kam pasur probleme fizike dhe shqetësime të vazhdueshme. Ajo që është më shqetësuese është se ne si familje ndihemi të kërcënuar. Edhe vajzat e mia kanë frikë, fëmijët nuk dalin më jashtë. Kjo situatë ka krijuar pasiguri për të gjithë banorët e pallatit. Banorët pretendojnë se tarifat për ashensorin dhe mirëmbajtjen janë të larta dhe të pajustifikuara, çka ka sjellë edhe refuzimin e pagesave nga disa familje. Papritur, një person i veshur me rroba të zeza dhe me kapuç më doli përballë. U afrua drejt meje dhe pa asnjë paralajmërim më kapi për fyti. Filloi të më shante dhe të më shtynte Po, më shtrëngoi fort në fytyrë dhe më la shenja. Ishte një moment shumë i frikshëm, nuk dija si të reagoja. Sapo munda, njoftova menjëherë policinë dhe u nisa me vrap drejt banesës së prindërve të mi, që ndodhet në të njëjtin pallat ku jeton edhe ai person. Po, në pallat ndodheshin dy banorë të tjerë që panë vazhdimin e situatës. Ai më ndoqi edhe aty, më kërcënoi dhe më tërhoqi nga duart, duke tentuar të më merrte telefonin që të mos telefonoja askënd. Po, më vonë arrita ta identifikoj, edhe pse në momentin e ngjarjes ishte i maskuar me kapuc Rasti është denoncuar në polici, ndërsa pritet që hetimet të hedhin dritë mbi rrethanat e kësaj ngjarjeje. Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #Vlorë#Policia#TopChannelNews