У нас вы можете посмотреть бесплатно Histori me Zhurmues - Viti 1963 - Emisioni 28 - Sezoni 1 (19 korrik 2009) или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Dhjetori i vitit 1963 shënoi ndeshjen e fundit zyrtare të boksit shqiptar. Pas ndërprerjes së boksit, në vitin 1964 nuk u botua kalendari i boksit në Shqipëri. Për të folur lidhur me këtë temë ishte i ftuar në “Histori me Zhurmues” të autorit dhe drejtuesit Pandi Laço, Ahmet Golemi një nga emrat më të mëdhej të boksit shqiptar. “Në Dhetorin e vitit 1963 ishte takimi ndërkombëtar me Koreanoveriorët. Ne u ndeshëm dy herë dhe fituam me sukses. Sporti i boksit ishte shumë i kërkuar dhe i suksesshëm. Ishte një nga krenaritë tona sportive. Kampionati i vitit 1963 është mbajtur në Pallatin e Sportit “Partizani” i cili ishte i mbushur me mbi 3 mijë veta dhe mijëra të tjerë qëndronin jashtë. Në atë kohë boksi u rendit ndër sportet parësorë dhe iu krijuan disa kushte sepse do të merrnin pjesë në lojrat mesdhetare. Dhe çuditërisht në Janar të ‘64 boksi nuk u përfshi në kalendarin sportiv. Ne u befasuam, nuk morëm asnjë shpjegim. Më vonë profesor Rexhep Rama që ishte edhe Sepkretar i Sporteve të Rënda u përpoq të mësonte diçka, por nuk mundi. Janë tre versione se përse u mbyll boksi. E para, në kampionatin e fundit mes Todi Jankut dhe Mustafa Allushit u zhvillua një ndeshje shumë e rreptë. Nuk e di a u dha apo jo fitorja, Mustafa Allushi u skualifikua, etj, etj. Thonë që nga ambasada Jugosllave janë filmuar turmat e tifozëve të cilët diskutoninpër ndeshjen dhe është thënë se ishte revoltë kundër sportit. Versioni i dytë që thuhet është se një fëmijë kishte shkuar në shtëpi me sy të gjakosur. Ai ishte pjesë e një aktiviteti. Versioni i tretë është se gjatë 5 netëve të kampionatit kishte mijëra vetë dhe ishte edhe Hysni Kapo. Unë u gëzova që kishte ardhur se mendova se do të na ndihmojë kryesisht me daljet jashtë, por në fakt ka ndodhur e kundërta. *Ky material është pjesë përbërëse e arkivës së Televizionit Klan për periudhën 1998-2012 që do të publikohet në kanalin e ri në YouTube /RTV Klan Arkiv.