У нас вы можете посмотреть бесплатно Ekspeditë në Bjeshkët e Radeshës/ Një Udhëtim në Natyrën e Mrekullueshme të Tropojës или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
#oranews #tropoje #radeshe #speciale #oranewsnetropoje #bjeshket Bjeshkët e Radeshës në rrethin e Tropojës janë një thesar i vërtetë i bukurisë natyrore. Kjo zonë e mrekullueshme tregon pamjen më të mahnitshme të Bjeshkëve të Nemura dhe është një përvojë e rrallë për ata që e kanë parë ndaj nuk duhet humbur si vend për tu vizituar. Bjeshkët e Radeshës, një thesar natyror i vendosur në jugelindje të Bjeshkëve të Nemura, janë një ndër vendet më të rralla dhe mahnitëse të rrethit të Tropojës. Padiskutim ky vend mund të quhet si mrekulli natyrore. Pamja që të ofrohet këtu është unike dhe frymëzon të gjithë ata që e vizitojnë. Bari i ketyre aneve njihet si cilesia me e larte per prodhimin e qumeshtit e mishit te bagetive . Radeshet fillojne ne lartesine 1700 m dhe mbarojne në lartesinë 2400 m mbi nivelin e detit duke bërë që këto bjeshkë të të ofrojnë një mjedis të veçantë dhe për bagëtinë. Banorët e kësaj zone përdorin ujin e dëborës të ruajtur në shpellat e mëdha natyrore, ndërsa kafshët pijnë ujin e freskët të rrjedhur në lera, një praktikë e përdorur që nga koha e monizmit. Në Radeshë dikur veronin rreth 100 stane, në periudhën e verës ishin rreth 7-8 mijë kokë dele ndersa sot, numri i bagëtive është bërë më i ulët, me rreth 300 kokë dele. Në këtë fshat jetojnë dy blegetorë të përkushtuar, Rifat Kortoçi dhe Zenel Memia. Pasi emigroi Rifati vendosi të kthehej në vendelindje dhe të investonte në blegtori. Sot ai mban me krenari rreth 250 koka dele, duke rritur ekonominë familjare dhe plotësuar kërkesat e blerësve për cilësinë e produkteve të tij. Ndërsa Zenel Memia edhe pse pensionist i mban rreth 50 koke dele dhe për të kjo është pasioni tij. Radeshet janë plot legjenda dhe histori të rralla. Këtu kanë jetuar legjendat e vjetra të Zanave të Maleve dhe janë shenjestrat e luftimeve të famshme të Muja dhe Halilit, të cilat Eposi i Kreshnikëve i përshkruan mrekullisht. Në bjeshkët e Radeshës ndodhet edhe një vend i shenjtë, maja e Shkelzenit, që është një destinacion i kërkuar nga turistët. Në këtë krahinë të bukur është gjithashtu vendi Sari Selltik Baba, i cili daton në vitet 1280 dhe është vizituar nga mijëra njerëz nga Tropoja, Kosova dhe më gjerë. Hapja e rrugës së makinave në këtë krahinë ka lehtësuar udhëtimin dhe ka rritur numrin e vizitorëve. Kjo zonë e Tropojës është e pasur me pamje të mrekullueshme dhe si dhuratë e natyrës duhet të respektohet dhe të ruhet dhe nga brezat e ardhshëm. Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/kultura/eksped... Follow Televizionin Ora News Website: www.oranews.tv Youtube http://bit.ly/2DDddtL Facebook: http://bit.ly/2RkUN4s Instagram / oranewstv Twitter / oranewsrtv