У нас вы можете посмотреть бесплатно Stop – Emisioni i plotë – 3 Shtator 2025 (Sezoni 11) или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Një emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. Çdo mbrëmje me fenomenet negative të këtij vendi, pa lënë mënjanë problemet dhe shqetësimet e qytetarëve. Emisioni ka si strukturë të tij probleme të ndryshme të qytetarëve, të cilët kërkojnë zgjidhje për problemet e tyre, si dhe tema sociale nga realiteti shqiptar. Në emision vend të veçantë zënë dhe kamerat e fshehta, ku impakti është i padiskutueshëm, në audiencë dhe tek organet përgjegjëse. Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” ka provuar të blejë fishekzjarre e kapsolla të ndaluara, por qëgjenden lirisht në tregun shqiptar.Madje shitësit të bëjnë edhe një leksion falas, sesi t’i përdorësh produktet e jashtëligjshme, që sipas tyre, bëjnë edhe tym, edhe flakë. Jemi në Kavajë, për dëshminë e një babai, i cili pretendon, se bashkëshortja e tij, gjatë kohës, që ai vetë ishte në burg, i ka nxjerrë fëmijët të lypnin rrugëve. Vec kësaj burri pretendon, se nëna e fëmijëve të tij, është konsumatore lëndësh narkotike. Babai i 3 fëmijëve 8, 7 dhe 4 vjec, mban dy djemtë më të rritur dhe thotë, se vajza nuk është e sigurtë me të ëmën.Ne kemi siguruar njëvideo, ku duken fëmijët jashtë në orët e vona të natës me gjyshen e tyre, duke kërkuar lëmoshë. Në një tjetër video shihet mamaja e fëmijëve në shoqëri të personave të paidentifikuar, duke konsumuar lëndë narkotike. I infiltruari ynë takoi gruan, se cila në këmbim të parave, i ofroi shoqëri dhe raport intim. Për situatën e fëmijëve të zonjës, që i nxjerr të kërkojnë lëmoshë rrugëve dhe vetë është përdoruese e lëndëve narkotike, shkojmë në zyrat e Shërbimit Social, bashkia Kavajë. Punonjëset na thonë, se kjo situatë është monitoruar, por nuk kanë bërë as raport për shëndetin mendor të zonjës në fjalë e as analiza për konsum droge.Sipas tyre, gruaja është e përgjegjshme dhe e aftë të rrisë fëmijët.Psikologia Gejsi Anamali, pasi u njoh me rastin, u shpreh, se analizat nuk janë me dëshirë, por duhet të bëhen me detyrim dhe të dy prindit, duhet t’i nënshtrohen një vlerësimi. Gjatë kësaj kohe, fëmijët duhet t’i marrë shteti për strehim e mbrojtje. Sipas psikologes, këto situata janë këmbana alarmi, që duhet të na ndërgjegjësojnë, që të mos kemi ngjarje më të rënda dhe fëmijë me devijanca. Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Stop #SaimirKodra #GentianZenelaj #TVKlan