У нас вы можете посмотреть бесплатно Top Channel/ Hamasi pranon kushtet për paqe/ Grupi militant do të lirojë çdo javë nga 5 pengje или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Grupi militant palestinez, Hamas është pajtuar me propozimin për armëpushim në Gaza, të cilin e ka marrë dy ditë më herët nga ndërmjetësuesit në Egjipt dhe Katar, ka njoftuar lideri i grupit militant, Khalil al-Hayya (Khalil Kaja) të shtunën. “Dy ditë më herët, kemi pranuar një propozim nga ndërmjetësuesit në Egjipt dhe Katar. Ne e morëm me pozitivitet dhe e pranuam atë”, ka deklaruar Khalil al-Hayya përmes një fjalimi në televizion. “Shpresojmë që okupatori nuk do ta minojë atë”, shtoi Hayya, i cili udhëheq grupin negociator të Hamasit në bisedimet indirekte me Izraelin me qëllim për të siguruar një armëpushim në luftën në Gaza që filloi në tetor të 2023-tës. Burimet e sigurisë kanë thënë për “Reuters” të enjten se Egjipti ka marrë sinjale pozitive nga Izraeli mbi një propozim të ri për armëpushim që do të përfshinte një fazë tranzicioni. Propozimi sugjeron që Hamasi të lirojë çdo javë nga pesë pengje izraelite, sipas burimeve të sigurisë. Zyra e kryeministrit në Izrael, ka njoftuar se ka mbajtur një seri konsultimesh sipas propozimit që kanë marrë nga ndërmjetësuesit, dhe se Izraeli iu ka ofruar ndërmjetësuesve një kundërpropozim në koordinim të plotë me SHBA-në. Ky propozim erdhi pas largimit të Izraelit nga armëpushimi i parë, pasi sipas këtij shteti Hamasi po bënte manipulime psikologjike dhe nuk kishte vullnet për paqe. Izraeli ka rifilluar operacionet në Gaza, duke kryer sulme ajrore dhe operacione të kufizuara tokësore ushtarake. Pamje:AFP Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #TopChannelNews#Paqja#Hamas