У нас вы можете посмотреть бесплатно Pamje të rralla. Pelegrinazh në Kishen e Shën Ndoit -12 qershor 1992 или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Nga At Zef Pllumi Prej disa shekuj kjo Shejtnore konsiderohet si vendi ma i shejt në tokën e Shqipnisë, i frekuentuem prej besimtarve të gjitha religjioneve. at_zef_pllumiKy vend thirret “Shejt” sepse Zoti u flet këtu shpirtënve e zemrave të besimtarëve, ndigjon lutjet e tyne dhe shpesh herë me mënyra të jashtëzakonshme i plotson dishiret e tyne. Gjatë shekujsh besimtarët këtu kanë pasë dy pika takimi: 1) – Shpellën e Shna Vlashit, 2) – Shejtnoren e Shna Ndout. Përballë vendit shejt në majë të malit shifen rrenojet e nji kalaje të vjetër. Aty ishte qyteza e Sebastes, ku ishte Ipeshkëv Shna Vlashi, i cili kishte ikë prej qytezet dhe ishte mshefë në atë shpellë në shkamb të gjallë. Paganët e kapën dhe e mbytën. Dita e martirizimit të tij përkujtohet më 3 shkurt. Në nji relacjon te vj.1641 që Mark Skura dërgon në Romë thohet: “Aty asht edhe shpella e Shna Vlashit Martir, i cili kje kapë aty prej njerzve të Agrikolaut, larg nji të tretë mili larg nga qyteza e Sebastës”. Françeskanët erdhën në Shqipni në vj. 1240 e përhapën edhe divocjonin e Shna Ndout. Që nga vjeti 1349 dokumentat e përmendin si Kuvend Novicjatit, ku fretënt fillojn jetën shpirtnore tue kalue me uratë, pendesë e dishir me u shejtnue në atë vetmi malore. Historiani i Provincës Françeskane të Dalmacisë P. Fabianich, kur shkruen për Kuvendin e Fretenve të Sebastes thotë: “Kisha e vjetër, mbahet e çmohet me divocjon si Shejtnore, si prej të krishtenve ashtu edhe prej myslimanëve, të cilët dynden aty me shumicë për me kremtue festën e Shna Ndout. Provinçja Françeskane e Shqipnisë e mbajti gjithmonë si Kuvend ma me randsi sepse vizitohet nga shtegarët prej të gjitha anëve të Shqipnisë”. Në murin e kishës mbrenda ishin dy mbishkrime: në gjuhën latinë: I pari: HOC TEMPLUM CONSECRAVIT R.D. IOANNES BRUNNUS ARCHIEPISCOPUS ANTIBARENSIS ANNO INCARNATIONIS DNI MDLVII. D2 DIMB, që shqip don me thanë: Kjo Kishë u shugurue prej Shum të Ndertit Gjon Brunit, Arqipeshkëv i Tivarit në vjetin e lindjes së Zotit 1557 datën 2 Dhetor. Ndërsa i dyti thonte se në vj. 1605 i pari i fretenve Fra Gjon Kolleshi e riparoi këtë kishë. Njaty nga viti 1832 fretënt shqiptarë u shuen si Provinçë, por nuk u shkim divocjoni i Shna Ndout, i cili u mbajt për disa kohë prej misjonarëve të huej italjanë, ndër ma të përmndunit janë: 1. P. Gjon a Carpo, frat i Provinçës së Bolonjës, i cili muer në dorzim edhe famullinë e Laçit në vj, 1866, ku edhe vdiq e u vorros në vj. 1869. Në rrasën e vorrit të tij ishte ky mbishkrim: D.O.M HIC IACENT OSSA R P IOANNIS A CARPO QUI IN CURSU MISSIONIS ANIMAM DEO REDIDIT IN HOC HOSPITIO LACI-SEBASTE DIE XXVII OCTOBRIS 1869.2. P. Gjon Catellani, edhe ky frat i Provinçës së Bolonjës, Prefekt i Misionit të Epirit, vdiq më 29.04.1879. Në fillim të ktij shekullit këtu bani shërbim P. Shtjefën Gjeçovi dhe me radhë të gjithë tjerët fretën shqiptarë.Në vitet 30 P. Tom Bicaj e P. Klement Miraj projektuen e filluen punimet për nji rrugë automobilistike; u ndërtue pranë Shejtnores nji hajat për strehimin e shtegtarvet, u ndërtue edhe nji ringierë (parmakët) rreth oborrit të Shejtnores. Në tetor të vitit 1944, ndërsa ishte famullitar P. Marjan Prelaj, hospici u dogj prej gjermanve, por shpejt u rindërtue përsri prej tij e prej P. Engjëll Sopaj (Paliq). Shejtnorja nën pushtetin komunist Për shum do kohë Shejtnorja e Shna Ndout gjatë regjimit komunist nuk pat shqetsime. Kështu gjatë provinçjalatit të P. David Picit (1952-1955) u banë përpjekje për ndamjen e administratës së Famullisë së Laçit prej asaj të Shejtnores së Sebastës. Ndërsa kjo u vendos vetëm kur ishte Provinçial P. Konstantin Pistulli. Gjatë ksaj kohe u ndërtue banesa e madhe për shtegtarët, dykatëshe (30×8 m) ndërsa famullitar ishte P. Filip Mazrekaj. Në vitin 1965 Provinçjal ishte P. Agostin Ashiku dhe famullitar P. Mark Pepaj filluen të bahen disa riparime të randësishme në Shejtnore. Qeveria tue pa frekuentimin e pandalshëm të popullsisë në këte vend Shejt, që edhe pse nën komunizmin, po vinte tue e shtue besimin në të Naltin Zot, kah shifte punët e mdha e të çuditshme që përditë ndodhshin në këte shejtnore, vendosi me e shpallë “zonë ushtarake” në Qershorin e vj, 1966. Kshtu nëpërmjet forcave ushtarake e policore, me dhunë e kamxhik u përpoq të ndalonte besimin në Zotin. Ky Vend Shejt në Sebaste kje i pari që u mbyll prej Pushtetit komunist. Gadi nji vit mbrapa, në Shkurtin e 1967, tue u mshefë mbas “Rinisë Studentore Revolucjonare” që filloi me përdhunimin e Kishës së Shën Vlashit të Durrësit, “Shtabi Revolucjonar për zhdukien e bestytnive fetare dhe zakoneve prapanike”, simbas modelit kinez të Lin Biaos-s, organizoi sulmin satanik, ma shkatrrimtar që njef historia, kundra të gjitha objekteve fetare, pa marrë parasysh as vlerat historike, as kulturale, as artistike. Nuk u kursyen as kryqat e vorrezave e dhunii i kockave të dekunve. Ma e mbramja Kishë në Shkodër u mbyll më 19 Mars 1967, ajo e Zojës Ruzare...