У нас вы можете посмотреть бесплатно Data Stories- 18 shkurt 1931 - Serbët vrasin me shufra hekuri albanologun kroat Milan Shuflaj или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Milan Shuflaj – albanologu, politikani dhe historiani i shquar kroat, mik i shqiptarëve dhe hulumtues i historisë së tyre, u vra në shtëpinë e tij, nga agjentë serbë, mesnatën e datave 18 dhe 19 shkurt të vitit 1931. Shuflaj u lind në një familje fisnike, në Mbretërinë e Kroacisë dhe Sllovenisë, më 8 nëntor 1879. Ai studioi për histori në Universitetin e Zagrebit, ku shkëlqeu, duke marrë, në vitin 1901, titullin e doktorit të shkencave. Shuflaj njihte mirë disa gjuhë të huaja, frëngjisht, gjermanisht, italisht, anglisht, të gjitha gjuhët sllave, latinishten, greqishten e vjetër dhe greqishten e mesme. Më vonë ai mësoi greqishten moderne, shqipen, hebraishten dhe sanskritishten. Shuflaj u fokusua te Historia e Ballkanit, duke qenë i bindur, se historia e kroatëve, mund të hulumtohet siç duhet, vetëm nga kjo perspektivë - një bindje që binte ndesh me mendimin mbizotërues të historianëve kroatë sipas të cilëve, krahasuar me Ballkanin, kroatët ishin përfaqësues të Perëndimit. Në vitin 1908, duke injoruar propozimin e senatit të universitetit, Mëkëmbësi i Mbretërisë, Pavao Raush, e emëroi atë profesor në Universitetin e Zagrebit. Me formimin, në vitin 1918, të Mbretërisë së Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve, Milan Shuflaj, së bashku me historianin tjetër kroat, Ivo Pilar, u akuzuan për spiunazh në favor të një fuqie të huaj dhe u arrestuan nën akuzën e “tradhëtisë së lartë”. Shuflaj u dënua me tre vjet e gjashtë muaj burg. Reagimi ndaj dënimit ishte më i fortë jashtë vendit, sesa në Kroaci. Historianë dhe shkencëtarë nga vende të shumta u përpoqën ta ndihmonin me qëllim lirimin nga burgu, por pa sukses. Shuflaj fitoi lirinë në vitin 1922, pas një viti e gjysmë izolim në qeli, duke u rikthyer te puna e tij shkencore. Në vitin 1924, Shuflaj publikoi romanin me titull “Në Paqësor, në vitin 2255”, i cili konsiderohet romani i parë fantastiko-shkencor kroat. Në vitin 1928, kur Stepan Radiç - bashkëthemeluesi i Partisë Popullore Fshatare Kroate, u vra në Parlamentin jugosllav, Milan Shuflaj shkruajti se populli kroat po vuante nën diktaturën jugosllave dhe se duhet të çlirohej. Ai pretendonte se kufiri midis Qytetërimeve Perëndimore dhe Lindore vendosej në lumin Drina, duke e lënë Kroacinë në Europë, ndërsa Serbinë në Lindje. Me kalimin e viteve, Milan Shuflaj do të dashurohej me historinë e shqiptarëve, duke u fokusuar sidomos te Mesjeta. Madje ai do të ishte ishte ndër studiuesit e parë europianë, që trajtuan historinë e shqiptarëve me metoda kritike, duke u mbështetur mbi dokumente arkivore dhe jo thjesht mbi dëshmi, apo legjenda. Po ashtu, për herë të parë, Shuflaj e vendosi historinë e Shqipërisë në kontekstin e zhvillimeve ballkanike dhe europiane. Në vitin 1928, me kërkesë të Qeverisë Shqiptare dhe Akademisë së Shkencave të Vjenës, ai vazhdoi punën e Jireçek dhe Thallozy, duke redaktuar librin e 3-të të koleksionit arkivor “Codex albanicus”. Në 12 janar të vitit 1931 Milan Shuflaj udhëtoi për në Shqipëri me qëllim që të nënshkruante kontratën për të punuar me “Acta Albania”. Pak javë më pas dhe menjëherë pas kthimit nga Shqipëria, mesnatën e datave 18 dhe 19 shkurt 1931, dy anëtarë të organizatës “Jugosllavia e Re”, që mbështetej nga Mbretëria Jugosllave, i zunë pritë në hyrje të banesës dhe i thyen kafkën me një shufër hekuri. #mcntv #mcn #datastories #ferdinanddervishi #histori #ngjarjethistorike #MilanShuflaj #Albanologji #HistoriaShqiptare #HistoriaBallkanit #Historianë #Shkencëtarë #Kroaci #Shqipëri #MesjetaShqiptare #CodexAlbanicus #ActaAlbania #Jugosllavia #KrimePolitike #HistoriEuropiane #Studiues #TrashëgimiHistorike #Ballkani #KujtesaHistorike #19Shkurt1931