У нас вы можете посмотреть бесплатно West Side Family - Jeta shkon (Official Video) или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
West Side Family - Jeta shkon Teksti dhe Muzika: Dr. Flori (Floran Kondi) Arrangement: Paul Mazzolini (Gazebo) Dr. Flori Jeta shkon, jeta shkon, kështu ka qene e kështu do të jetë gjithmonë, Yea yea yea yea hahahahahahaha Jeta shkon! Dua të them vetëm se: “Jeta shkon!” Refreni Sa herë mërzitem kur dhimbja më trishton E sa herë dhimbja më ikën, se gëzimi m’a largon, Se suksesi me dështimin bashkë të dy jetojnë Në çdo kohë ndodh kështu dua të them se jeta shkon. (2 herë) Dr. Flori Kur marr fletoren e shkruaj për jetën po mendoj, Sa e çmendur me pasione koha që jetoj, Me suksese, dhimbje, ndjenja që si peisazh më shfaqen tani Gjithë bota është për njerëzit çdo njeri ka botën e tij, Më kalonin para sysh njerëzit që m'u larguan E fatet tona bashkë nisën e u shkatërruan Se disa ngelën në vend e disa u harruan, Disa hipën shumë lart dhe për të kaluarën s'u kujtuan Jeta prapë më shfaqet në çdo çast në çdo hapa Qëndrova për një çast, e ktheva kokën mbrapa Pashë njerëz në udhëkryq që kalonin në rrugën time Më sillnin si lajmëtarë mua brenga dhe gëzime Qeshja, qaja, mërzitesha, gëzohesha, për një çast humbisja pastaj sërish jetoja Prapë në këtë rrugë që s'e di ku po më çon, veç një gjë besoj e di, e di që jeta shkon Refreni Sa herë mërzitem kur dhimbja më trishton E sa herë dhimbja më ikën, se gëzimi m’a largon, Se suksesi me dështimin bashkë të dy jetojnë Në çdo kohë ndodh kështu dua të them se jeta shkon. (2 herë) Miri Në këtë jetë e ndiejmë veten si pika uji në det, Se ku do të na çojë rryma nuk e dimë as vetë Se deri këtu ku jam, kam parë shumë fytyra Që marrin shume ngjyra, të pastra e të ndyra Të heshtur, ziliqar, ekspresivë e te marrë Që më dhanë të shkruaj për këtë risk të paparë Të flas pak për jetën në oqeanin ku ne jemi S'na ndihmon as fati se tersin me vete e kemi Është konfuzion, e di, ka shume drama, Duhet të ndryshojmë duke filluar nga Tirana Duhet njëherë e mirë, t’a lemë këtë botë të vjetër, Si ne në West Side të krijojmë një jetë tjetër Me te tjera vizione e të tjera ide, Mbi gërmadhat e së vjetrës, të ndërtojmë një botë të re Të ecim në rrugën që s’e di ku po më çon Çdo hap është fitore e me hapat jeta shkon Refreni Sa herë mërzitem kur dhimbja më trishton E sa herë dhimbja më ikën, se gëzimi m’a largon, Se suksesi me dështimin bashkë të dy jetojnë Në çdo kohë ndodh kështu dua të them se jeta shkon. (2 herë) Landi E mbaj mend si tani kur nëna në shkollë më çoi Dhe më tha me lotë në sy: “Jeta për ty filloi!” I dedikoj gjithçka asaj se shumë herë unë u rrëzova, U ngrita prapë vazhdova drejt rrugës time shkova Shumë thika prapa shpine, e shumë buzëqeshje hipokrite, Ësht çmimi i së vërtetës është kosto e kësaj jete Që nis nga lagjja ime e sot është në këtë kengë, Në ndonjë copëz do jetë shkruar në tjeter vend Lagjja ime, jeta ime, rruga ime, që fëmijë me suksese e dështime, Është e bukur e veshtirë e vërtetë Kur më ngre, më zhgënjen më hedh e më pret Por gjithmonë një mësim më mëson, e gjithë jeta është një leksion Që vazhdon, që vazhdon, që vazhdon zërat më thonë: “Jeta shkon!” Refreni Sa herë mërzitem kur dhimbja më trishton E sa herë dhimbja më ikën, se gëzimi m’a largon, Se suksesi me dështimin bashkë të dy jetojnë Në çdo kohë ndodh kështu dua të them se jeta shkon. (2 herë)