У нас вы можете посмотреть бесплатно Tepelene ( Uji i Ftohte ) 4K VIDEO или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Uji i Ftohtë është një zonë turistike që ndodhet 8 km në jug qytetit të Tepelenës. Ka marrë emrin Uji i Ftohtë sepse zona është e mbizotëruar nga burime natyrore-shkëmbore ku uji rrjedh gjithmonë i ftohtë dhe i pastër. Ky hidromonument gjendet në të djathtë të rrugës automobilistike kombëtare Tepelenë – Gjirokastër, pak pas degëzimit të rrugës automobilistike për në Përmet. Burimi del në pjesën e sipërme të shpatit të majtë të luginës së Drinosit në kontaktin e shkëmbinjëve gëlqerore me ata flishore. Ujërat e reshjeve atmosferike që bien në pjesën lindore të malësisë së Kurveleshit (Buza e Bredhit), nëpërmjet zgavërimeve e shpellave karstike, depërtojnë në thellësi të shkëmbinjve gëlqerore dhe ushqejnë këtë burim. Shpati ku del burimi është i veshur me bimësi natyrore të dushkut dhe shkurreve. Në afërsi të luginës, drurët e rrepeve janë mjaft të rritur. Zhurma e ujit, gjelbërimi, cicërrimat e zogjve etj, prej kohësh, e kanë kthyer këtë vend në mjedis pushimi për udhëtarë. Rreth 20 vjet më parë pranë rrugës janë ndërtuar mjedise të shërbimit social. Kjo pikë turistike frekuentohet shumë edhe nga banorë të qyteteve Tepelenë, Përmet e Gjirokastër. Vizitohet me lehtësi pasi është pranë rrugës automobilistike Tepelenë – Gjirokastër. Ka vlera shkencore (hidrologjike, gjeomorfologjike), estetike e turistike.