У нас вы можете посмотреть бесплатно Tirana përballet me rreth 45 aksidente gjatë sezonit veror, policia forcon masat-(6 Gusht 2010) или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Lajme Arkiva 2010 Gjendja kaotike e sezonit turistik ku vetëm gjatë muajve të fundit nëpërmjet pikave të kalimit kufitar kanë hyrë dhe kanë dalë nga Shqipëria 133 mijë automjete më shumë se e njëjta periudhë e vitit të shkuar e ka bërë më të vështirë kontrollin e situatës në akset rrugore të vendit. Tirana, e cila mban dhe fluksin më të lartë të makinave numëron një mesatare prej 45 aksidentesh në vit dhe këto vetëm gjatë 3 muajve të sezonit turistik. Sipas komandantit të qarkullimit në kryeqytet ky numër aksidentesh po vjen duke u ulur nga viti në vit por kjo dhe për shkak të shtimit të kontrolleve dhe masave të marra ndaj shkelësve të kodit rrugor. Selami Kapedani: “Për këtë periudhë që po flasim janë vendosur gjithsej 19861 gjoba, janë pezulluar 435 leje drejtimi, nga këto 50 për pije alkoolike, 298 për tejkalim të shpejtësisë dhe 58 për shkelje të ndryshme. Për vitin e kaluar kanë qenë gjithsej 48 aksidente, për këtë periudhë flasim me 5 të vrarë. Ndërsa për këtë periudhë të vitit 2010 janë gjithsej 41 aksidente me 3 të vrarë, 4 të plagosur rëndë dhe 36 plagosje të lehta. Edhe për periudhën në vazhdim njësia rajonale e qarkullimit rrugor do të vazhdojë me marrjen e masave sidomos në parandalimin e aksidenteve duke bërë të mundur ndryshimin e shkelësve të ligjit veçanërisht në drejtim të pijeve alkoolike dhe tejkalimin e shpejtësisë.” Por edhe pse shërbimet policore kanë qenë të shumta dhe të shpeshta në të gjitha akset rrugore të Tiranës, parandalimi i aksidenteve duket i vështirë. Policia rrugore u kërkon të gjithë drejtuesve të automjeteve që të zbatojnë me rigorozitet kodin rrugor e të ndërgjegjësohen për pasojat e rënda që sjell moszbatimi i tyre për ta pasagjerët por dhe për qytetarët e tjerë./tvklan.al Gazetar: Julian Kasapi SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/