У нас вы можете посмотреть бесплатно Fjala e Arqipeshkvit Metropolit të Tiranë-Durrësit, Imzot Arjan Dodaj F.d.C. në hapjen e Konferencës или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Fjala e Arqipeshkvit Metropolit të Tiranë-Durrësit, Imzot Arjan Dodaj F.d.C. në hapjen e Konferencës Ndërkombëtare: "Kryepiskopi Anastas, madhështia në të bërët dhe në të mësuarit", zhvilluar në auditorin qendror të Kolegjit Universitar “Logos”. Nën kujdesin e Fortlumturisë së Tij, Joanit, Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, kjo konferencë organizohet nga Departamenti i Teologjisë dhe Kulturës i Kolegjit Universitar “Logos”, në përvjetorin e parë të kalimit në amshim të Kryepiskopit Anastas. Në mesazhin e tij, Imzot Arjan theksoi: “Çdo moment, takim apo event, ai e shndërronte me urtësinë e Tij të sprovuar në një bashkëndarje shpirtërore të thellë dhe të dendur. Në këto biseda shfaqej qartë shpirti i tij: i rrënjosur në Krishtin e kryqëzuar dhe të ngjallur, i zjarrtë për shpalljen e Ungjillit, i aftë ta lexojë historinë në dritën e fesë. Dëshmi e një teologjie jo vetëm të menduar, por të jetuar, e mishëruar në vuajtjen dhe ringjalljen e një populli të cilit i ishte mohuar Zoti.” Nga Golgota, Krishti na ka dhuruar Nënën e Tij si Nënën Theotokos. Ajo vazhdon ta udhëheqë dhe ta ruajë Kishën në histori, me heshtje dhe qëndrueshmëri, duke na çuar gjithmonë drejt dashurisë së Birit të Saj, Jezusit, dhe drejt besnikërisë në fenë e vërtetë në Hyjin Atë, Bir dhe Shpirt të Shenjtë. Në këtë horizont amnor dhe pashkor, ia besojmë kujtimin e Anastas Janullatosit, ecjen e Kishës dhe vetë të ardhmen tonë, të sigurt se drita e Ngjalljes do të vazhdojë të mposhtë çdo errësirë”.