У нас вы можете посмотреть бесплатно Top Channel/ Sot dita e ndëshkimit! SHBA paralajmëron sulmet më të ashpra ndaj Iranit или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Shtetet e Bashkuara të Amerikës paralajmërojnë intensifikim të sulmeve ndaj Iranit gjatë të martës. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, tha se sot do të jetë dita më intensive e sulmeve. Në një konferencë nga Pentagoni, së bashku me kryetarin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, gjeneralin Dan Caine, ai u shpreh se Shtetet e Bashkuara po e fitojnë luftën me Teheranin. Sekretari amerikan i Mbrojtjes theksoi se qëllimi i SHBA-ve është i qartë: shkatërrimi i rezervave të raketave të Iranit dhe bazës së tyre industriale të mbrojtjes, shkatërrimi i marinës, si dhe mohimi përgjithmonë i armëve bërthamore të Teheranit. "Sot do të jetë përsëri, dita jonë më intensive e sulmeve brenda Iranit. Më shumë avionë sulmi, më shumë bombardues, më shumë sulme. Inteligjenca më e rafinuar dhe më e mirë se kurrë. Ne po e shkatërrojmë armikun”. Pete Hegseth shtoi se në 24 orët e fundit, Irani ka lëshuar numrin më të ulët të raketave që nga fillimi i luftës, duke shtuar se “ushtria e tyre po dhe Teherani po humbet keq”. “Ne nuk do të dorëzohemi, derisa armiku të mposhtet plotësisht”, shtoi më tej Sekretari i Mbrojtjes. Edhe gjenerali Caine pohoi se sulmet iraniane me raketa kanë rënë me 90% që nga fillimi i luftës javën e kaluar, ndërsa sulmet me dronë kanë shënuar një rënie me 83% që nga nisja e operacionit. Në mbyllje të konferencës, dy zyrtarët e lartë amerikanë pohuan se SHBA “nuk do të jetojë kurrë në një shantazh bërthamor”, duke paralajmëruar se “nëse Irani bën diçka për të parandaluar naftën në ngushticën e Hormuzit, do të goditet“njëzet herë më fort”. Pamje: AFP Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #SHBA#Iran#TopChannelNews