У нас вы можете посмотреть бесплатно Kryeministri Rama në Bazilikën e Zojës së Këshillit të Mirë, “Regina di Albania” или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë në Bazilikën e Zojës së Këshillit të Mirë, e njohur si Regina di Albania, ku mbajti një lutje kushtuar popullit shqiptar, familjeve dhe brezit të ri. Gjatë momentit solemn, kreu i qeverisë iu drejtua Zojës së Këshillit të Mirë me një mesazh përkushtimi dhe besimi, duke theksuar lidhjen shpirtërore që kjo figurë ka me shqiptarët brenda dhe jashtë vendit. Rama u shpreh se vizita kishte për qëllim besimin sërish të fatit të kombit shqiptar nën mbrojtjen e Virgjëreshës Mari. “O Mari, Nënë e ëmbël e Këshillit të Mirë, kaq e dashur për bijtë e Shqipërisë në atdhe dhe jashtë atdheut! Sot po vijmë tek ti, edhe një herë, të ta besojmë popullin tonë, familjet tona, rininë tonë. Ti që je Zojë e Shkodrës dhe e mbarë Shqipërisë, na udhëhiq në rrugën e së mirës, na jep dritë në dyshime dhe ngushëllim në provat e jetës. Nën mbrojtjen tënde kërkojmë strehë, o Virgjër e bekuar”, u shpreh Kryeministri gjatë lutjes, duke e cilësuar Zojën e Këshillit të Mirë si Zojë të Shkodrës dhe të mbarë Shqipërisë. Në lutjen e tij, Edi Rama kërkoi udhëzim në rrugën e së mirës, dritë në kohë pasigurish dhe ngushëllim përballë sfidave të jetës, duke theksuar rëndësinë e besimit, unitetit dhe shpresës për të ardhmen e vendit. “Mbroje Shqipërinë, ndriço mendjet tona dhe na bëj të jemi gjithmonë besnikë ndaj Birit tënd, Jezusit. O Zoja e Këshillit të Mirë, lutu për ne”, tha kryeministri. Redaksia e Lajmeve në Radiotelevizionin Shqiptar, transmeton në mënyrë të balancuar informacionet më të rëndësishme, nga vendi, rajoni e bota. Me një shtrirje thuajse në të gjithë vendin, e mbulimin edhe në zonat më të thella, lajmet e përgatitura, transmetohen në mënyrë dinamike dhe ndryshojnë e përmirësohen, në varësi edhe të evoluimit të ngjarjeve. Edicionet informative janë të përditësuara, gjithëpërfshirëse, si në formë, ashtu edhe në përmbajtje. Subscribe to our YouTube Channel: http://bit.ly/3H0S7oQ Find us at: https://www.rtsh.al/ Follow us on social Follow us and get updates from RTSH on social media: Facebook: / rtshqiptar Instagram: / rtshqiptar Twitter: / rtshqiptar Tik Tok: / rtshqiptar #lajme #RTSH #news