У нас вы можете посмотреть бесплатно Edicioni i Lajmeve Tv Klan 23 Janar 2026, ora или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Lajme, #edicioniinformativ ora 15:30, 23 Janar 2026 #TvKlan #klanlajme Spiker: Iva Kalemi Headlines PS, gati draftin për zhbllokimin e “territoriales” dhe “zgjedhores” Socialistët kanë vendosur të konkretizojnë nismën e tyre për zhbllokimin e reformës territoriale dhe zgjedhore. Ndryshimet që do të kalojnë në Kuvend parashikojnë që PS të marrë shumicën në komisione dhe opozita të mos ketë bashkëkryetar, por nënkryetar. Protesta e opozitës, Berisha: nesër, dita e gjykimit për Ramën. S’ka bashkëpunim me PS Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, thotë se protesta kombëtare që do të mbahet nesër do të jetë prova e madhe për opozitën, por edhe dita kur shqiptarët do t’i bëjnë gjyqin kryeministrit Rama. Ai përjashtoi çdo lloj bashkëpunimi me PS. Ivanka Trump publikon për 8.7 mln ndjekës pamjet nga Vlora: Shqipëria është magjike Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan, mbylli me një takim me kryeministrin Rama vizitën e saj treditore në Shqipëri. Ajo shpërndau për miliona ndjekës në rrjetet sociale pamjet nga bregdeti i Vlorës, të shoqëruara me komentin: Shqipëria është magjike. 1.5 mln vizitorë në dhjetor. 700 mijë ishin të huaj, 97% e tyre nga Europa 1.5 milionë persona hynë në vendin tonë në dhjetorin që lamë pas, ose 7 për qind më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Prej tyre, afro 700 mijë kanë qenë shtetas të huaj, ku dominojnë ata nga Europa. Rritet edhe numri i daljeve jashtë. Trump kërkon “çek të bardhë” në Groenlandë. Synon të ketë dorë të lirë veprimi në ishull Presidenti Trump kërkon që SHBA të ketë “qasje të lirë” për të bërë të gjitha lëvizjet që i nevojiten në Groenlandë, pa marrë më leje nga Kopenhageni. Sipas mediave amerikane, Trump kërkon ndryshime thelbësore në marrëveshjet me Danimarkën. Ukrainasit dhe rusët takohen në Abu Dabi, takimi ballë për ballë me ndërmjetësimin e SHBA Rusia dhe Ukraina takohen sot për herë të parë ballë për ballë nën ndërmjetësimin amerikan në Abu Dabi. Takimi është në nivel ushtarak dhe pason vizitën e djeshme në Moskë të Xhered Kushner dhe Stiv Uitkofit, të cilët biseduan me Vladimir Putinin. Mario Mitaj, mes 10 mbrojtësve të rinj më të shtrenjtë në botë që luajnë jashtë Europe Mario Mitaj është një nga mbrojtësit e rinj me vlerën më të lartë në treg. Qendra Ndërkombëtare për Studime në Sport e ka bërë atë pjesë të listës së 10 mbrojtësve më të shtrenjtë nën 23 vjeç që luajnë jashtë Europe. /tvklan.al SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Email: info@tvklan.al Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/