У нас вы можете посмотреть бесплатно Tv Klan - Berisha: Rama kërcënoi gjyqtarin dhe prokurorin e Ballukut или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Sali Berisha e konsideron kërcënim ndaj njerëzve të drejtësisë që kanë në dorë dosjen e zv.kryeministres, përdorimin e fjalëve të ish-prokurorit të përgjithshëm amerikan nga Edi Rama. “Sot Edi Rama, apo Ramaduro i Europës, në tmerr dhe panik vetëm pak orë para shqyrtimit në apel të vendimit të GJKKO për pezullimin nga detyra të Ballukut, në një akt të pashembullt mafioz e kriminal, kërcënoi haptas me vdekje gjyqtarin dhe prokurorin e vendimit. Për të dhënë mesazhin mafioz, Rama nuk iu dërgoi atyre plumb në zarf, por citoi fjalët e një prokurori amerikan. Ky nuk është kërcënim për pezullimin e Ballukut, por drejtpërdrejt kërcënim me vdekje, sepse në aferën e Tunelit të Llogarasë dhe afera të tjera, Rama është Hajduti i Parë, Lubia vjen fill pas tij”. Berisha i konsideron të gjithë hapat e ndjekur nga SPAK dhe GJKKO për pezullimin e zv.kryeministres ligjore dhe kushtetuese, edhe pse në formën më të butë që parashikojnë ato. “Heqja e imunitetit dhe arrestimi i Lubisë do të ishte zbatimi i plotë i frymës dhe germës së Kushtetutës së vendit, për qeveritarët dhe zyrtarët e lartë gjakpirës që pasurohen duke vjedhur qytetarët e tyre. Në vend të këtij vendimi, bazuar në germën dhe frymën e kodeve të vendit, u vendos pezullimi nga detyra i hajdutes më të madhe në historinë e kombit” Demokratët kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe Ballukut dhe vënien e të dyve përpara drejtësisë. Përmes një deklarate për mediat ata njoftuan rikthimin të hënën pasdite poshtë zyrës së kryeministrit, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për të protestuar kundër korrupsionit qeveritar. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Email: [email protected] Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/