У нас вы можете посмотреть бесплатно Tv Klan - Ambasadorja e SHBA në Athinë, vizitë misterioze në kryeministri или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Një vizitë misterioze është regjistruar mbrëmjen e të mërkurës në kryeministri. Në ambientet e godinës është parë të hyjë Kimberly Guilfoyle, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Athinë, e cila është pritur që në hyrje nga kryeministri Rama. Këto pamje të xhiruara rastësisht nga një telefon celular nga zona e parkut të Piramidës, që kanë mbërritur në redaksinë e Televizionit Kombëtar Klan, tregojnë momentin e takimit mes tyre. Ajo që e bën edhe më interesante këtë takim është fakti se Guilfoyle nuk konsiderohet thjesht një ambasadore e SHBA-së në një vend fqinj, por ajo është një nga njerëzit më të besuar të presidentit amerikan Donald Trump. Për një periudhë të gjatë ajo ka bashkëjetuar me djalin e presidentit, Donald Trump Jr., dhe prej vitesh njihet si një nga figurat kyçe të rrethit të ngushtë të Trump në politikën amerikane. Vizita e ambasadores Guilfoyle në kryeministri nuk është njoftuar zyrtarisht dhe kryeministria nuk pranoi ta komentojë takimin. As Ambasada Amerikane nuk ka bërë ndonjë njoftim zyrtar për këtë vizitë. Interesant është edhe fakti se, sipas verifikimeve tona, Guilfoyle, e cila në Athinë njihet shpesh si “zonja e hekurt e diplomacisë amerikane”, nuk është shoqëruar dhe as pritur nga personeli i ambasadës amerikane në Tiranë, një rrethanë kjo që e bën edhe më enigmatik këtë takim të zhvilluar larg syrit të publikut. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Email: info@tvklan.al Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/