У нас вы можете посмотреть бесплатно Shije Shtëpie - Osobuko me perime që shkrihet në gojë, nga zonja Vjollca - Tv Klan или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Osobuko me perime që shkrihet në gojë 1 kg mish viçi ( osobuko ) -Për marinimin e mishit Vaj ulliri + piper i zi + kripë + piper të kuq 2 lugë gjelle miell 1.5 lugë gjelle gjalp 1 degë rozmarinë -Perimet 1 qepë e madhe 2 degë selino 2-3 qepë të njoma 1 karrotë e madhe 2 domate 2 patate të mëdha -Për shije më të mirë 1 lugë çaj hudhër pluhur 100 gr pure domate 1 lugë çaj mustardë 1/2 lugë çaj spec pikant ( opsionale ) 150 ml ujë afërsisht ( 1 gotë ) Letër pjekje dhe alumini ( FINO ) Pastrojmë dhe thajmë me letër copat e mishit. I marinojmë ato me vaj ulliri + piper të zi + kripë + piper të ( të ëmbël ) i lyejmë mirë nga të dyja anët. Vendosim në një pjatë 2 lugë gjelle miell dhe vazhdojmë pudrosjen e mishit nga të dyja anët. Shkrijmë në tigan 30 gr gjalp dhe vendosim në të copat e mishit të lyera me miell + 1 degë rozmarinë. Ndërkohë që mishi skuqet presim qepën në fije ose gjysëm rrathë. Largojmë mishin nga tigani dhe shtojmë në të qepën dhe fillojmë të skuqim + 2 degë selino të prera në 0.5 cm. I shtojmë në tigan dhe i kaurdisim së bashku me qepën e thatë. 2-3 qepë të njoma me gjithë bishtat i presim në gjatësi 2 cm dhe i shtojmë në tigan duke vazhduar kaurdisjen + shtojmë dhe 1 karrotë të madhe në copa 3 këndore, i përziejmë në tigan. Pasi të gjitha këto perime të kemi kaurdisur për 5-6 min shtojmë 2 domate mesatare në copa, e më pas 2 patate të mëdha mbi mesatare dhe këto të prera në katërshe e më pas në feta mesatare. Përziejmë perimet në tigan duke rregulluar shijen në kripë + hudhër pluhur, 1 lugë çaj + 100 gr pure domate 1 lugë çaj mustardë, pak spec pikant ( opsionale ) i përziejmë mirë në tigan. Shtojmë 1 gotë ujë, vendosim kapakun dhe i lëmë të ziejnë 7-10 min më pas, i transferojmë në një tavë qeramike. Vendosin copat e mishit sipër, i mbulojmë me letër pjekje dhe alumini, e më pas vendosim tavën në furrë në temperaturën 180 gradë për 40-45 min. Më pas e shërbejmë të ngrohtë. #ShijeShtëpie Nga e hëna në të shtunë, live, nga ora 09:05-11:00, me Katerina Trungun & Znj.Vjollca. Një emision edukues, informues, argëtues. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike, të Zj.Vjollca u tregon dhe mëson amvisave të çdo moshe si të gatuajnë receta të shijshme për të mbushur tavolinat e familjeve të tyre. Çdo ditë me Katerina Trungun informojmë publikun ndërmjet rubrikave dhe të ftuarve, me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Receta #ZonjaVjollca #KaterinaTrungu