У нас вы можете посмотреть бесплатно Test 1 - Autoshkolla 2024 | 40 pyetje (Sakte/Gabim) или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Test 1 - Autoshkolla 2024 - Totali 40 pyetje (Sakte/Gabim) Kategoria A1, A2, B1, B Pyetjet: 1. Sinjali në figurë paralajmëron një kalim në nivel, të pajisur me gjysmëbarriera. 2. Sinjali në figurë këshillon të rritet shpejtësia e lëvizjes, me qëllim që të rritet fërkimi i gomave me rrugën. 3. Sinjali në figurë ndalon një autoveturë të parakalojë një ciklomotor. 4. Sinjali në figurë lejon pushimin e mjeteve për banorët e lagjes. 5. Sinjali në figurë gjendet në afërsi të një kryqëzimi dhe të detyron të vazhdosh lëvizjen vetëm drejt. 6. Sinjali në figurë është sinjal vertikal detyrimi. 7. Sinjali në figurë tregon se duhet të ulim shpejtësinë pasi nuk e kemi më të drejten e perparësisë. 8. Sinjali në figurë lejon kthimin nga e djathta në kryqëzimin që po afrohet. 9. Sinjalistika në figurë ndalon parakalimin e mjeteve. 10. Sinjalistika horizontale e paraqitur në figurë paraqet, në çdo rast, një rrugë interurbane kryesore. 11. Drita e kuqe e ndezur e semaforit në figurë lejon kalimin e mjeteve, nëse zona e kryqëzimit është e boshatisur. 12. Pozicioni i punonjësit të policisë rrugore si në figurë lejon të kalojnë kryqëzimin mjetet që janë përballë tij. 13. Drejtuesi i mjetit duhet të rregullojë shpejtësinë e lëvizjes së mjetit duke pasur parasysh fushëpamjen e rrugës. 14. Shpejtësia e lëvizjes së mjetit duhet të ngadalësohet jashtë qendrave të banuara. 15. Edhe shpejtësia e mjetit, që lëviz para nesh, ndikon në distancën e sigurisë që duhet të ruajmë me të. 16. Kur lëvizet në rrugë të mbuluara me dëborë, duhet që në ngjitjet e gjata me pjerrësi të forta, të frenohet shpesh dhe të rritet shpejtësia. 17. Sipas sinjalistikës në figurë, mjeti D është i detyruar të kthehet djathtas. 18. Mjetet që përshkojnë një kurriz rruge në një rrugë me një korsi për çdo sens lëvizjeje, duhet të lëvizin sa më afër kufirit të djathtë të karrexhatës. 19. Në kryqëzimin e paraqitur në figurë, mjeti A kalon i fundit kryqëzimin. 20. Në kryqëzimin e paraqitur në figurë, mjeti C kalon pas mjetit H. 21. Lejohet parakalimi nga krahu i djathtë, në kryqëzime ose në afërsi të tyre, i një mjeti që ka të ndezur sinjalin e krahut të majtë për t'u kthyer majtas dhe e ka filluar këtë manovër. 22. Distanca e nevojshme për manovrën e parakalimit rritet, nëse mjeti që parakalohet e ul shpejtësinë. 23. Ngarkesa e vendosur në mjet duhet sistemuar në mënyrë të tillë që të shmanget rënia e saj. 24. Zhvendosja e ngarkesës përpara sjell një ngarkesë më të madhe mbi gomat e përparme. 25. Ciklomotorët, motomjetet dhe automjetet duhet të jenë të pajisur me sistem frenimi. 26. Rripat e sigurimit janë të vetmet sisteme sigurimi të parashikuara në autovetura. 27. Pas një aksidenti rrugor, që ka vetëm dëme materiale, mjeti duhet të zhvendoset sa më shpejt jashtë karrexhatës, kur ky veprim është i mundur. 28. Në rast se pas nje aksidenti ka materiale të rrëshqitshme mbi karrexhatë, u duhet sinjalizuar rreziku mjeteve që vijnë. 29. Drejtuesi i mjetit, i cili shfaq shenja lodhje, duhet të ulë shpejtësinë dhe të mbajë krahun e djathtë për të gjetur një vend pushimi. 30. Përdorimi i alkoolit nga drejtuesi i mjetit ndalohet vetëm në autostrada. 31. Zona me trafik të kufizuar është zona në të cilën lejohet vetëm qarkullimi i ciklomotorëve dhe biçikletave. 32. Sinjali në figurë tregon një stacion të shërbimit dhe riparimit të autobusëve. 33. Sinjali në figurë tregon si duhet të përdoren korsitë për kategoritë e ndryshme të mjeteve. 34. Në prani të panelit në figurë duhet të rrisim kujdesin në drejtimin e mjetit. 35. Në prani të panelit në figurë duhet të rrisim kujdesin në drejtimin e mjetit. 36. Targa e pasme duhet të jetë e ndriçuar natën për të qenë e dallueshme. 37. Lejedrejtimi e kategorive A1, A2, A, B1, B dhe BE është e vlefshme për 10 vjet, kur u jepet invalidëve. 38. Përgjegjësia civile e lidhur me aksidentet rrugore kufizohet me dëmshpërblimin vetëm të sendeve. 39. Për të shmangur zhurmat shqetësuese gjatë qarkullimit duhet të kontrollohet gjendja e shkarkuesit të gazrave të djegies. 40. Kur gomat e mjetit janë të konsumuara, rritet qëndrueshmëria e mjetit gjatë lëvizjes në kthesa. Kete dhe teste te tjera i gjeni ne faqen e DPSHTRR.AL Link: https://lejedrejtimi.dpshtrr.al/test/2 #autoshkolla #patenta #shqiperi #kosove #maqedoni #testautoshkolla