У нас вы можете посмотреть бесплатно Nderi i Malësisë - Prëtash Zeka Ulaj или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Pretash Zeka Ulaj lindi në vitin 1882 në fshatin Kojë, krahinë me popullatë shqiptare, afro 15 kilometra larg nga Podgorica, në kohën e përpjekjeve të vazhdueshme të Malësisë së Mbishkodrës për mbrojtjen e të drejtave njerëzore, civile dhe kombëtare, pasi në këto vite ishte vënë në provë ekzistenca e shqiptarëve dhe identiteti i tyre kombëtar. U rrit dhe u edukua në familje me ndjenja patriotike, në prehrin e ngrohtë të familjes, e cila respektonte dhe kultivonte kodin moral, nderin, besën, burrërinë, atdhedashurinë, fenë, fisnikërinë dhe virtytet e tjera që i karakterizojnë në përgjithësi malësorët. Duke qëndruar gjithnjë përbri burrave të urtë të Kojës u brumos me normat e kanunit të maleve dhe me atdhedashuri. Ai mori pjesë aktive në luftën për rikthimin e Deçiqit, e cila u zhvillua më 6-8 prill 1911, ku u vranë heroikisht shtatë luftëtarë të çetës së lavdishme të Kojës, të cilëve u prini Dedë Preçi Marashaj, e që janë: Dokë Preçi, Gjeto Gjeka, Gjeto Toma, Kolë Doka, Tomë Uci, Kolë Uci dhe Mark Luca, pasi e hoqën flamurin turk nga Deçiqi. Pretash Zeka, bashkë me luftëtarët e tjerë të Malësisë, të udhëhequr nga heroi i popullit Dedë Gjo'Luli i Traboinit të Hotit, arritën të thyejnë rezistencën osmane dhe të ngritën Flamurin Shqiptar në Bratile të Deçiqit, më 6 prill 1911, pas 442 vitesh okupimi. Pretash Zeka ishte bajraktar i Kojës, titull ky që e trashëgoi nga babai i tij. Kojasit e donin dhe kishin besim të plotë tek ai. Pretashi gëzonte autoritet në Kojë, Triesh, Luhar, Fundna, Hot, Grudë e pjesë tjera të Malësisë. Luftoi trimërisht kundër forcave jugosllave në Luhar dhe Kojë në vitin 1944, ku u vranë 6 malësorë dhe u plagosen 30 të tjerë. Ishte gjithmonë i gatshëm të luftojë për çlirimin e tokave shqiptare, për t'i dalë zot atdheut të vet dhe për të ruajtur gjuhën e ëmbël shqipe. Për jetësimin e këtyre idealeve bashkëpunoi me krerët e Maësisë deri në pleqëri. Pretash Zeka Ulaj vdiq në vitin 1962 në fshatin Kojë