У нас вы можете посмотреть бесплатно Top Channel/ Trump kritika Anglisë dhe Spanjës: Starmer nuk është Churchill или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar të martën se “pothuajse gjithçka është shkatërruar në Iran”. Trumpi e ka bërë deklaratën gjatë një takimi në Zyrën Ovale me kancelarin gjerman, Friedrich Merz. Ndërkaq, lidhur me pyetjen e një gazetari se nëse Izraeli e ka detyruar atë të sulmojë Iranin, Trumpi ka thënë se ka ndodhur pikërisht e kundërta. “Jo, mund t'a kem detyruar unë Izraelin të sulmojë. Sa për Iranin, po ju them se ne po zhvillonim negociata me këta të çmendur dhe mendimi im ishte se ata do të sulmonin të parët. Nuk doja që kjo të ndodhte”. Trumpi është pyetur edhe lidhur përgjigjen e aleatëve të tjerë të SHBA-së për operacionin ndaj Iranit. Ai ka kritikuar si kurrë më parë kryeministrin britanik Sir Keir Starmer. "Nuk kemi të bëjmë me Winston Churchill. Nuk jam i kënaqur me Mbretërinë e Bashkuar" tha ai për shkak të refuzimit fillestar nga Londra për të lejuar Uashingtonin të përdorë bazën britanike në Oqeanin Indian gjatë sulmeve të para ndaj Iranit. Ai njoftoi se Shtetet e Bashkuara do t’i ndërpresin marrëdhëniet tregtare me Spanjën. “Do ta ndërpresim gjithë tregtinë me Spanjën. Nuk duam të kemi asgjë me ta. Spanja ishte e tmerrshme gjatë këtyre ditëve sepse na tha se nuk mund t’i përdornim bazat e tyre. Ishin shumë armiqësorë. Spanja nuk ka absolutisht asgjë që na duhet, përveç njerëzve të mrekullueshëm. Po, kanë njerëz të mrekullueshëm, por nuk kanë udhëheqje të mirë. Megjithatë, nëse duam të përdorim bazat e tyre, mund të zbarkojmë atje dhe t'i përdorim. Askush nuk do të na thotë se nuk mund t'i përdorim” Spanja u përgjigj duke thënë se nëse Washingtoni dëshiron ta shqyrtojë marrëdhënien tregtare me Spanjën “duhet ta bëjë këtë duke respektuar autonominë e kompanive private, ligjshmërinë ndërkombëtare dhe marrëveshjet bilaterale mes BE-së dhe SHBA-së”. Pamjet: AFP Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #Trump#Starmer#TopChannelNews