У нас вы можете посмотреть бесплатно Koncerti i PD “Shqipëria Europiane”, Berisha: Kjo, pranvera e vendimeve historike-(1 Maj 2010) или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Lajme Arkiva 2010 Mazhoranca ka zgjedhur sheshin “Nënë Tereza” për zhvillimin një koncerti nën logon “Shqipëria Evropiane” mes qindra e mijërave qytetarëve të mbetur për të festuar së bashku. Pasi i ka përshkruar në këmbë bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nga selia e kryeministrisë drejt sheshit “Nënë Tereza”, kryeministri Sali Berisha ju drejtua qytetarëve me një fjalim përshëndetës. Çiljeta Xhilaga: “Një kënaqësi dua, Kryeministri i Shqipërisë z. Sali Berisha”. Kryeministri tha, se ky koncert festiv është nderimi që u bëhet kontributit të të gjithsecilit për Shqipërinë evropiane. Z.Berisha ftoi gjithë shqiptarët që t’ju bashkohen zhvillimeve të rëndësishme që po përjeton vendi, i cili ndodhet në prag të liberalizimit të vizave. Sali Berisha: “Ecim të sigurt në të ardhmen evropiane, për vete, fëmijët tanë, dhe fëmijët e fëmijëve tanë, si e ardhmja më e shkëlqyer. Nga ky shesh edhe një herë ftoj çdo shqiptar e pastaj përpjekjen tonë ta shtrojmë këtë pranverë në pranverën e vendimeve të mëdha, për lëvizjen tuaj të lirë në bartë Evropën. Le të vazhdojmë ne me mundin, djersën, punën, përkushtimin tonë të ndryshojmë çdo ditë e më shumë Shqipërinë. Le të vazhdojë ne me mundën, djersën dhe punën tonë të begatojmë çdo ditë e më shumë këtë vend”. Pasi i listoi të gjitha arritjet e mazhorancës qeverisëse për anëtarësimin në NATO dhe shumë shpejt lëvizjes pa viza në Evropë, Kryeministri Sali Berisha tha se këto arritje vijnë edhe për shkak se shqiptarët votuan të lirë si kurrë ndonjëherë. Sali Berisha: “Shqipëria këtë vit është Shqipëria anëtare e NATO-s, është Shqipëria e vendimeve historike për çdo qytetar shqiptarë. Vendimin e vërtetë për të çelur portat për këtë vend dhe komb drejtë anëtarësimit të plotë në BE, vendimeve për të lëvizur të lirë për viza. Të gjitha këto i bën të mundur mundi, djersa, përkushtimi juaj. I bëri të mundur, vota juaj e lirë, i bëri të mundur fryma juaj qytetare, besimi juaj i pathyeshëm, se Shqipëria do të bëhet një ditë zonjë, ashtu siç na duhet të gjithë ne. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria, gëzuar!” Këngëtarë të njohur nga Shqipëria dhe Kosova bashkë me ta dhe grupi i mirënjohur Elita 5, kanë debutuar përpara qindra, mijëra qytetarëve repertorin e tyre më të mirë./tvklan.al Gazetare: Menada Zaimi SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/