У нас вы можете посмотреть бесплатно Fatos Nato vizitë në Dibër, ngushëllon familjen Cani (6 Shkurt 2005) или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Lajme Arkiva 2005 Pas dy javësh situatë të rënduar në të gjithë vendin për shkak të reshjeve të dëborës Kryeministri Fatos Nano ka zgjedhur të bëjë vizitën e parë në një ndër zonat me bilancin më të rëndë të humbjeve, Dibrën. Nano së bashku me bashkëshorten ka mbërritur në Sorricë së Zall Dardhës për të ngushëlluar familjen Cani për humbjen e dy kushërinjve si pasojë e zënies nga orteku i dëborës. Fatos Nano: “Kemi ardhur këtu për të ngushëlluar, për t’ju njohur, që të ndajmë hallin me ju. Ju jeni njerëz shumë të fortë. Jeni njerëz shumë patriotë dhe ju ka në mendje i gjithë vendi edhe si krahinë edhe në këto ditë. Unë do t’ju siguroj që nëse hapen rrugët në borë, kjo është politikë e shtetit që mos t’ju lejmë të izoluar, që t’ju hapim rrugët përgjithmonë.” Në jug ka zbritur kreu i kuvendit Servet Pëllumbi dhe zëvendës kryeministri Namik Dokle, konkretisht në Korçë dhe Ersekë. Problematike në këto zona mbetet çelja e fondit të ndihmave të shtetit dhe mungesa e pjesshme e energjisë elektrike. Pas 12 ditësh të vështira për shkak të dëborës ende nuk ka statistika për banorët që ende vazhdojnë të jenë të bllokuara dhe të pa asistuar nga ndihmat shtetërore. Rrugët nacionale mbeten të hapura nga dëbora ndërsa në gjendje kritike mbeten rrugët lidhëse me Komunat dhe fshatrat. Burime zyrtare flasin përmbi 12 mijë banorë të bllokuar ë 25 Komuna të Dibrës ndërsa mbi 350 mijë banorë mbeten akoma të pa ndihmuar nga shteti në Komunat ndryshme të Elbasanit dhe Korçës./tvklan.al SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/