У нас вы можете посмотреть бесплатно Ndalohet qarkullimi për të gjitha mjetet në rrugën Librazhd-Pogradec или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka ndaluar qarkullimin e të gjitha makinave në segmentin Librazhd-Pogradec. Vendimi është marrë në koordinim me Policinë e Shtetit për arsye sigurie pas vlerësimit në terren të gjendjes në vendin e quajtur Arrat e Gurrës. ARRSH-ja njoftoi se për të lejuar qarkullimin ka nisur menjëherë ndërtimi i një bypass-i provizor. “Në aksin Librazhd-Pogradec vendi i quajtur Arrat e Gurrës, pas vlerësimit në terren, Autoriteti Rrugor Shqiptar, në koordinim me Policinë e Shtetit, për arsye sigurie njofton se: Do të ndalohet qarkullimi i të gjitha mjeteve në këtë segment. Ndërkohë nga ana e ARRSH po merren masat e nevojshme për të ndërtuar menjëherë një bypass provizor për sigurinë e qytetarëve dhe mjeteve”, njoftoi ARRSH. Nga ana tjetër, drejtuesit e mjeteve mund të ndjekin rrugën alternative Maliq-Lozhan-Moglicë-Elbasan dhe anasjelltas për të arritur në destinacionet e tyre. “Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë përdoruesve të rrugës. Çdo masë e marrë ka si qëllim të vetëm garantimin e sigurisë së jetës dhe parandalimin e incidenteve të mundshme”, njoftoi ARRSH. Segmenti në fjalë kishte krijuar problematika prej disa ditësh për shkak të rrëshqitjes dhe çarjes së rrugës. Sot u ndalua kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë dhe autobusëve, por siç duket kjo masë nuk ishte e mjaftueshme. SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/ Follow Klan News on Facebook: / klannews Follow @klannews on Instagram: / tvklannews #KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan