У нас вы можете посмотреть бесплатно Top News- Një tjetër vend gati të heq vizat për qytetarët shqiptarë, thellohet bashkëpunimi или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani po zhvillon një vizitë zyrtare në Marok, ku u prit nga homologu i tij, Nasser Bourita. Ky takim, i cili shënoi 63-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike, konfirmoi vullnetin e përbashkët për të thelluar dhe forcuar më tej bashkëpunimin dypalësh në fusha kyçe, duke përfshirë politikën, ekonominë dhe kulturën. Gjatë diskutimeve, dy ministrat vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira mes Shqipërisë dhe Marokut dhe riafirmuan angazhimin për të forcuar bashkëpunimin ekonomik, tregtar dhe kulturor. Po ashtu u nënshkrua Deklarata e Përbashkët, e cila riafirmoi rolin e Marokut si një pol stabiliteti dhe zhvillimi në Afrikë. Në këtë kontekst, Shqipëria njohu rëndësinë e çështjes së Saharasë Perëndimore për Marokun dhe vlerësoi përpjekjet serioze dhe të besueshme të Marokut brenda kornizës së Kombeve të Bashkuara për të gjetur një zgjidhje të pranueshme reciprokisht. Shqipëria e konsideron iniciativën e autonomisë të propozuar nga Maroku në vitin 2007 si një bazë serioze dhe të besueshme për zgjidhjen e kësaj çështjeje rajonale. Ministrat nënshkruan gjithashtu një Memorandum Mirëkuptimi (MoU) midis akademive diplomatike të të dy vendeve, për të forcuar bashkëpunimin në trajnimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të diplomatëve të ardhshëm. Një tjetër arritje e rëndësishme ishte vendimi për organizimin e një Forumi të Biznesit deri në fund të vitit në Tiranë, duke krijuar mundësi për investime të reja. Në një hap të rëndësishëm për lehtësimin e lëvizshmërisë, rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe turizmit, Maroku njoftoi heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë për qëndrime afatshkurtra. Ky vendim do të lehtësojë kontaktet mes qytetarëve dhe do të përmirësojë lidhjet ndërmjet dy vendeve. Gjithashtu, Ministri i Jashtëm i Marokut konfirmoi se do të vizitojë Tiranën përpara fundit të vitit, duke riafirmuar angazhimin për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe. Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #TopNews#Hasani#Marok