Русские видео

Сейчас в тренде

Иностранные видео


Скачать с ютуб Stop – Emisioni i plotë – 3 Mars 2025 (Sezoni 10) в хорошем качестве

Stop – Emisioni i plotë – 3 Mars 2025 (Sezoni 10) 4 часа назад


Если кнопки скачивания не загрузились НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru



Stop – Emisioni i plotë – 3 Mars 2025 (Sezoni 10)

Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. Kryeministri Rama ishte dje në Athinë. Gjatë një takimi me emigrantë shqiptarë, që jetojnë e punojnë në vendin fqinj, ndërsa Rama fliste, në sallë u thye një gotë. Por shefi i qeverisë tha, se plasi syri i keq, sic do të ndodhë, sipas tij, me syrin e kundërshtarit politik. Disa herë emisioni “Stop” ka denoncuar me prova e fakte shkeljet e noteres së Fierit Anila Haxhiu.Në mars 2023 treguam, sesi bashkëshorti i noteres i premtoi një prindi, t’i kalonte jashtë fëmijën pa prokurën e prindit tjetër, duke paguar 550 euro.Pas denoncimit, noterja arriti deri në pikën, që dhunoi gazetaren dhe operatorin e emisionit “Stop”.Në prill 2023 treguam vulën e falsifikuar të noteres për përkthim e rezultoi, se vula i përkiste blektorit Pelivan Metushi.Për gjithë këto shkelje Ministria e Drejtësisë gjobiti me 5 milionë lekë noteren Anila Haxhiu.Aso kohe, noterja Haxhiu,nuk ishte e certifikuar nga Ministria e Drejtësisë si përkthyese e këtyre gjuhëve të huaja. Disa muaj pas transmetimit, një email në redaksinë tonë, na sinjalizon, se në vitin 2024 Anila Haxhiu ka marrë nga Ministria e Drejtësisë dy certifikata si përkthyese zyrtare e italishtes dhe anglishtes, në konkursin e zhvilluar me shkrim dhe me gojë në Ministri.Në përgjigjen zyrtare Ministria e konfirmon konkursin dhe kualifikimin e noteres Haxhiu në këto dy gjuhë të huaja. Dy agjentët të emisionit u paraqitën si shtetas italianë në zyrën e noteres Haxhiu, por kjo e fundit, nuk dinte as komunikimin bazik në italisht.Ky moment hedh dyshime të forta mbi mënyrën, sesi është certifikuar Anila Haxhiu në italisht dhe anglisht. Javën e kaluar transmetuam denoncimin e një qytetari nga Elbasani, i cili tha, se se kur u nda nga e dashura, me të cilën kishte bashkëjetuar për pak kohë, ajo hapi adresa false në Instagram dhe tik tok, ku i postonte foto nudo. I riu tregoi, se është drejtuar pranë zyrës së krimit kibernetik në Policinë e Elbasanit dhe nuk i është marrë denoncimi. Pak ditë më vonë ai u shoqërua në komisariat, pasi vajza kishte bërë denoncim të njejtë. Postimet në tik tok vazhdojnë dhe kërkesa e tij është, që të fshihen fotot e videot intime dhe ato adresa të mbyllen.Në një bisedë me ish-të dashurën, kjo e fundit, i tha, që nuk ia fal, që e la.Pas transmetimit, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, që procedoi penalisht specialistin e krimit kibernetik në Elbasan, për mosmarrjen e denoncimit. Materialet janë përcjellë në prokurori. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan   Follow Tvklan on Instagram:   / rtvklan   Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Comments