У нас вы можете посмотреть бесплатно “Dorë për dore me vajzën”/ Julian Lekoçaj rrëfen nismën: Solidaritet me gratë që luftojnë në heshtje или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Ajo zgjohet herët. Ajo punon, kujdeset, lufton dhe ëndërron. Por këtë 8 Mars, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, ajo ka një tjetër mision: Ajo vrapon. Ajo zgjohet herët. Ajo punon. Ajo kujdeset. Ajo lufton. Ajo ëndërron. Më 8 Mars, ajo vrapon. Për veten. Për vajzën e saj. Për të gjitha gratë që meritojnë më shumë. “Ajo Vrapon” është më shumë se një garë. Është një deklaratë force. Nën moton “Ajo vrapon”, Parku i Liqenit Artificial në Tiranë do të shndërrohet në një arenë solidariteti. Ky nuk është thjesht një aktivitet sportiv, por një event komunitar që bashkon gra, vajza dhe mbështetës të kauzës për të festuar fuqinë, vendosmërinë dhe barazinë gjinore. Ideatori dhe organizatori i këtij eventi, kantautori Julian Lekoçaj, në një intervistë për emisionin “Në Radio” me Andri Xhahun, ka zbuluar zanafillën e këtij projekti që e prek edhe personalisht. “Patëm këtë ide për të krijuar një event i cili do t’i kushtohet grave, për t’i suportuar ato në problematikat që kanë e në vuajtjet që përballojnë. Të themi të vërtetën, gratë janë më të forta se burrat”, u shpreh Lekoçaj. I pyetur mbi frymëzimin pas kësaj nisme, ai theksoi se projekti lindi si reagim ndaj realitetit social. “Nisi nga problematikat që ne hasim çdo ditë në rrjetet sociale dhe në jetën e përditshme. Menduam që 8 marsi do të ishte data perfekte për një organizim të tillë”. Për Julianin, ky event është i veçantë jo vetëm si organizator, por edhe si prind e bashkëshort. “Jam i përfshirë shpirtërisht sepse mbështes tre gra në familjen time. Do të mbaj banderola për to, do të eci dorë për dore me vajzën time. Ja dedikoj mamasë dhe gruas sime”. Aktiviteti nuk do të mbyllet vetëm me vrapin 5-kilometërsh. Në fund të marshimit, atmosfera do të gjallërohet me muzikë nga DJ dhe do të shpërndahen certifikata mirënjohjeje për pjesëmarrësit. Përtej 8 Marsit, Julian Lekoçaj ka plane ambicioze për sportin dhe artin. Më 21 qershor, Pogradeci do të mirëpresë Triathlonin e parë, një bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Triathlonit dhe Bashkinë e qytetit. “Gara ndahet në tre disiplina: not, biçikletë, vrap. Brenda këtyre disiplinave kemi kategorinë sprint dhe olimpik. Pogradeci është qyteti që i ofron kushtet më të përshtatshme për një garë Triathloni. Cirkuiti i biçikletës shkon nga rruga drejt Linit, ndërsa rruga e vrapit shkon drejt Drilonit për ta mbyllur në sheshin Odeon”. Lekoçaj tregon se kësaj ngjarjeje sportive do t’i bashkohen kampionë e atletë jo vetëm nga Shqipëria por edhe nga Greqia, Maqedonia e Veriut, Kosova, Italia, Sllovenia e Mali i Zi. Ndërkohë, në planin artistik, kantautori po përgatit dy këngë të reja: një dedikuar dashurisë dhe një tjetër në stilin alternative-hiphop, “dedikuar atyre që janë larguar nga Shqipëria, të cilët merren akoma me fatin që kanë lënë pas ndërkohë që jetojnë në një tjetër realitet”, përfundon kantautori Radio Tirana është kanali informativ-argëtues, i paketës RTSH, që përmbush më së miri kërkesat e publikut të gjerë, me prodhime autentike, në formatet: portret, talk show, studio debat, radio dokumentarë, fjalë artistike, radiopërralla, radiotregime, radionovela etj. Synimi i saj është t’i shërbejë publikut të gjerë me aktualitet, argëtim, përmes transmetimesh të drejtpërdrejta, duke krijuar përmbajtje popullore, tërheqëse, në ndërveprim me audiencën. Radio Tirana, vijon investon në një katalog unik të pasurisë së saj, duke kombinuar informacionin, muzikën dhe programet, për të rritur e fëmijë, ekskluzivisht në dispozicion të dëgjuesit të vet. Subscribe to our YouTube Channel: http://bit.ly/3H0S7oQ Find us at: https://www.rtsh.al/ Follow us on social Follow us and get updates from RTSH on social media: Facebook: / rtshqiptar Instagram: / rtshqiptar Twitter: / rtshqiptar Tik Tok: / rtshqiptar #radiotirana #RTSH #RadioTelevizioniShqiptar