У нас вы можете посмотреть бесплатно Top News - Sulmon Iranin nga baza në Portugali/Avionët ulen e ngrihen, SHBA intensifikon aktivitetin или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Në një sfond tensionesh me Iranin, Shtetet e Bashkuara kanë rritur ndjeshëm aktivitetin, në javët e fundit, në bazën ajrore Lajes në ishullin Terceira në arkipelagun portugez të Azoreve. Kjo bazë filloi të përdoret nga Aleatët drejt fundit të Luftës së Dytë Botërore dhe një marrëveshje që rregullonte përdorimin e saj nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës u nënshkrua në vitin 1951. Lëvizjet më të shumta të avionëve ushtarakë amerikanë në bazë u regjistruan më 18 shkurt. Atë ditë, 11 tankerë KC-46 Pegasus, 12 avionë luftarakë F-16 Viper dhe një avion ushtarak mallrash C-17 Globemaster, zbritën në pistë. Agjencia e lajmeve Lusa kontaktoi Departamentin Amerikan të Shtetit dhe Departamentin Amerikan të Mbrojtjes për sqarime mbi këto lëvizje në Lajes. "Komanda Evropiane e SHBA-së pret rregullisht avionë dhe personel ushtarak amerikan në tranzit, në përputhje me marrëveshjet e aksesit, bazës dhe fluturimit, të lidhura me aleatët dhe partnerët", tha Pentagoni. "Duke marrë parasysh sigurinë operacionale të aseteve dhe personelit amerikan, nuk është e mundur të zbulohen detaje të mëtejshme në këtë kohë", shtoi ai. Ministri i Jashtëm portugez, Paulo Rangel u pyet nëse Portugalia kishte autorizuar zyrtarisht përdorimin e Bazës Ajrore Lajes në kontekstin e një veprimi të mundshëm ushtarak të SHBA-së kundër Iranit. Ai pranoi se përdorimi i bazës nga SHBA është në përputhje me traktatin që ekziston mes dy vendeve dhe se në bazë të këtij traktati SHBA mund edhe të nisë një operacion në Iran pa dijeninë e Portugalisë. Pamje:AFP Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #TopNews#SHBA#Iran#Avionet