У нас вы можете посмотреть бесплатно “Syri i natës”/ Operacion anti-drogë në Peqin. U sekuestruan armë, municion dhe… или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Peqin/Finalizohet operacioni policor i koduar "Syri i natës", goditen veprimtaritë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike dhe të armëmbajtjes pa leje. Operacioni, nga Komisariati i Policisë Peqin, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Elbasan, në drejtimin e Prokurorisë, pas një hetimi disajavor, me metoda proaktive. Si rezultat i operacionit: -u asgjësuan 112 bimë narkotike, që ishin kultivuar në vendin e quajtur "Zabeli i Akaciave", në fshatin Karinë; -u sekuestruan 3 armë zjarri, municioni luftarak, armë gjuetie, kapsolla detonatore dhe armë të ftohta. Vihen në pranga 5 shtetas, procedohet penalisht 1 dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje, organizuan dhe finalizuan në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, operacionin policor të koduar "Syri i natës". Në kuadër të operacionit: -u arrestuan në flagrancë shtetasit: Q. K., 67 vjeç, Q. K., 24 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Karinë, E. J., 37 vjeç, banues në Peqin dhe A. H., 31 vjeç dhe A. H. 59 vjeç(babë e bir), banues në fshatin Garunjë e vogël. -nisi procedimi penal për shtetasin E. K., 32 vjeç ; -u shpall në kërkim shtetasi A. J. Gjatë operacionit, u gjetën të kultivuara në vendin e quajtur "Zabeli i Akaciave", në fshatin Karinë, 112 bimë narkotike, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Nga kontrollet në banesat e këtyre shtetasve, janë gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri kallashnikov, 2 pistoleta dhe sasi municioni luftarak për to, 1 armë gjuetie, kapsolla detonatore me fitil zjarrpërcjellës, thika dhe targa automjeti. Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, kapjne e shtetasve në kërkim, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Kultivimi i bimëve narkotike", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit", "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Subscribe në kanalin “News24 Albania” për më shumë lajme: / news24albania Website: https://www.balkanweb.com/ Ndiq News24 në Facebook: https://bit.ly/2K4vrI4 Ndiq News24 në Instagram: http://bit.ly/41waTOE Ndiq News24 në X: / balkanwebcom #news24albania #lajmeshqip #lajme #lajmifundit #News24AL #news24