У нас вы можете посмотреть бесплатно Remzi Hasani: Fevziu nuk e trajtoi me dashuri figurën e Hoxhës-(30 Dhjetor 2011) или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Lajme Arkiva 2011 Kanë mbetur vetëm pjesë nga libri që flet për Enver Hoxhën. Vepra e Blendi Fevziut, që sjell historinë e pathënë për diktaturën shqiptare, u bë hi. Faktet e publikuara në libër irrituan profesorin e filozofisë, Remzi Hasani, i cili të enjten gjatë ditës mblodhi bashkëmendimtarët për ta djegur publikisht në qendër të Ferizajt një libër që flet për anën e errët të Hoxhës, por me vete ka edhe librat e gazetarëve serbë të Tanjugut. Për Hasanin, dy veprat janë pothuajse të ngjashme, ndërsa Fevziut i jep një epitet. Remzi Hasani: “Blendi Fevziu është një pjesë e poshtë Toptanit me origjinë dhe gjithashtu mbas asaj që kam lexuar brenda dy ditëve kam ardhur në përfundim se kjo nuk është monografi, se po të ishte në monografi do të ishte marrë çdo gjë. Për shembull, atje nuk është marrë fakti që Enver nuk e ka nënshkruar Helsinkun, nuk është marrë.” Profesori për dy net e ka lexuar librin, por nuk është ndikuar nga ajo që është shkruar në të. Bile, i është shtuar simpatia për Hoxhën. Njeriu që pritet ta themelojë byronë politike në mbrojtje të vlerave të Enver Hoxhës është irrituar nga ato që i quan të pavërtetat e Fevziut. Remzi Hasani: “Ky libër neve na ka irrituar. Është me plotë të pavërteta. Shkohet aq larg me asi pisllëqe të shkruhet. E mora dje në një intervistë prej atij Pipos, se jo Enver Hoxha ka qenë homoseksual, kur dihet që shtëpia publike e kësaj homoseksualiteti, ato as që kanë guxuar të përmenden dhe s'kanë ekzistuar në fjalorin shqiptar. Kështu që shumë çka që kam lexuar, unë po them, nuk është një biografi e mirë, se nuk ka njeri pa huqe. Është shumë normale, mirëpo nuk është një biografi e mirë edhe fundja, burr i dheut të gjithë ata janë deklaruar që të mirën e kanë bërë. E ke parë edhe letrën e Mehmet Shehut. Edhe të Koçi Xoxe, bile ky ka gënjyer aty kur thotë Koçi Xoxi, thotë le të rrojë Shqipëria, se kur e kanë dënu, ka thonë. Po e tradhtova atëherë, thotë jo se tradhtova, se unë jam bullgar, nuk jam shqiptar.” Në këtë libër, sipas Hasanit, është paraqitur vetëm ana e errët e liderit komunist të Shqipërisë e pjesën e bardhë të tij e thotë vetë simpatizuesi i Hoxhës. Remzi Hasani: “Enveri e mori me 800 mijë banorë Shqipërinë, e bëni tre milionë e gjysmë. Një diktator prej 800 mijëve do ta kthente 400 mijë, kurse e dorëzoi Shqipërinë pa asnjë lekë detyrim nga jashtë. Kjo është shumë e vërtetë. E dorëzoi me 650 mijë ushtarë. Ai vetë thotë ka pas 200 mijë punëtorë të sigurimit. Ka pas, numri i njerëzve që jepet, që janë pushkatuar e di që kaq banorë s'ka Evropa.” Faktet që ofron autori nuk iu beson fort Hasani, i cili pos tjerash diktatorin shqiptar e sheh edhe si simbol të bukurisë. Remzi Hasani: “Se Enveri ka qenë i bukur, Enveri nuk ka qenë i tillë, siç është paraqitur në libër.” Gazetari: Megjithatë ka qenë një diktator”. Remzi Hasani: “Ashtu është ai, në vetë kushtetutën e tij ka pas, socializmi ka qenë diktatura e proletariatit.” Aq larg shkon simpatia që ka Hasani për diktatorin, sa që ka dërguar një kërkesë në komunë për t'i dhënë kësaj rruge emrin Enver Hoxha. Ndryshe do të ishte sikur ai të ishte gjallë. Remzi Hasani: “Po të ishte Enveri i gjallë, sot Shqipëria do t'i kishte 7 milionë.”/tvklan.al SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/