У нас вы можете посмотреть бесплатно Tv Klan - Rama: SHBA nuk kanë ndalur vizat me Shqipërinë или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Kryeministri Rama zgjodhi podcastin e tij për të komentuar për herë të parë vendimin e SHBA-ve për të pezulluar vizat e qëndrimit për 75 shtete, përfshirë dhe Shqipërinë. Rama i cilëson si dizinformim dhe helmim të qëllimshëm lajmet që flasin për ndalim të vizave për vendin tonë dhe shpjegon arsyet që e çuan administratën Trump të ndërmarrë këtë vendim pezullimi për dhjetëra shtete. “Kjo është e pavërtetë! Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë ndaluar vizat për Shqipërinë. Ka vendosur të bëhet një pezullim i përkohshëm për sa i përket lejeve të punës në Shtetet e Bashkuara, jo vizave për në Amerikë, por lejeve të qëndrimit në Amerikë për punë, pasi për këtë kategori vendesh kanë vënë re fenomenin e marrjes së vizës për turizëm, marrjes së vizës për biznes dhe më pas të mosrespektimit të afateve, por të qëndrimit atje për të filluar një punë, dhe kjo është diçka që shkon në linjën krejt normale të politikës së re të Presidentit Trump dhe që nuk ka pikën e lidhjes me të gjitha ato që u thanë nga ata që hidhen përpjetë dhe që, përsëri, kur të bien në tokë, do të shohin se terreni mbi të cilin qëndrojnë është gjithmonë më i rrëshqitshëm. Pra, do të humbin thellë e më thellë dhe do të hidhen përpjetë lart e më lart". Rama, në shënimet e javës, flet për emocionet që shoqëruan nderimin nga Presidenti i Emirateve të Bashkuara me medaljen më të lartë, që mban emrin e themeluesit të këtij shteti, Sheikh Zayed, gjatë vizitës në mesjavë në Abu Dhabi. “Një tjetër moment që më ka prekur personalisht. Nuk e di sa unë e meritoj, por di që të qenit në radhë me ata që e kanë marrë më parë këtë vlerësim më bën shumë krenar për Shqipërinë si kryeministër shqiptar dhe, njëkohësisht, më ngarkon edhe me më shumë, si të thuash, përgjegjësi, nëse mund të ketë akoma, në raport me çuarjen përpara të këtij misioni që më kanë besuar shqiptarët, që është Shqipëria në Bashkimin Evropian dhe një Shqipëri krenare, dinjitoze, kryelartë kudo në botë”. Duke folur për dy mbledhjet që drejtoi javën e shkuar me kabinetin e tij qeveritar dhe më pas me grupin parlamentar, shpjegoi se ato u zhvilluan për të diskutuar mbi përgjegjësitë që kanë si shumicë qeverisëse për procesin e negociatave, që çdo ditë që kalon, sipas tij, sjell vështirësi më të mëdha dhe volum më të jashtëzakonshëm pune që duhet bërë në parlament. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Email: info@tvklan.al Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/