У нас вы можете посмотреть бесплатно HAPET BYPASSI I VLORES - DRIVING VIDEO | VLORE 2021 или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Me qëllim lehtësimin e trafikut të pushuesve që zgjedhin jugun e vendit për të pushuar, është hapur këto ditë bypass-i i Vlorës. Duke filluar nga rreth-rrotullimi në fund të autostradës Fier-Vlorë, e deri në Orikum, është i kalueshëm për të gjithë udhëtarët që zgjedhin të pushojnë në bregdetin jugperëndimor. Ndërsa puna vijon, përgjatë gjithë gjatësisë së këtij aksi rrugor janë ndërtuar 15 kryqëzime dhe pesë ura kryesore. Në çdo 1.5 kilometër të kësaj rruge është parashikuar vendpushimi për automjetet. Projekti madhor i Bypass-it të Vlorës ka nisur kaherë i mbështetur nga Bashkimi Evropian (BE), Banka Evropiane e Investimeve (BEI) dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Ai është projektuar që në gjenezë, në përputhje me standardet përkatëse të BE-së, si edhe me ligjet përkatëse kombëtare. Më 22 nëntor të vitit 2011, projekti “Rrugët e Bypass-it të Fierit dhe Vlorës” u miratua nga bordi dhe u vlerësua në kuotën 167 milionë euro. Bypass-i i Vlorës kalon kryesisht përmes tokave bujqësore, me një ndikim minimal mbi prona rezidenciale dhe tregtare. Duke u bazuar mbi informacionin e censit të fundit, 224 prona do të preken nga procesi i shpronësimit dhe i risistemimit, si edhe do të kualifikohen për kompensim. Kostoja totale e këtij projekti përfshin 24 milionë euro grante (KE, Italia dhe WBIF), 53 milionë euro bashkëfinancim nga BEI dhe 37 milionë euro nga Qeveria e Shqipërisë. _________________________________________ Subscribe @GOGLA për më shumë video. _________________________________________ Follow GOGLA në Instagram: / gogla_al Follow GOGLA në Facebook: / gogla.al Website: http://gogla.al/ _________________________________________ #goglaal #gogla #vlore #vlore2021 #albania #bypassiivlores #dji #mavicpro2 #albania2021 #dronevideo #bypassiivloresdrone #drivingvideo