У нас вы можете посмотреть бесплатно Top News- Anija spiune ruse alarmon shefat e mbrojtjes britanike: Godet me lazer pilotët mbretëror или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Për Rusinë, Yantar është një anije kërkimore oqeanike – por për të tjerët, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, është një anije spiune dhe një shqetësim për shefat e mbrojtjes së Britanisë. Anija dyshohet prej kohësh se ka hartëzuar fshehurazi kabllot nënujore të Britanisë, ku transferohen më shumë se 90% e të dhënave, përfshirë miliarda dollarë transaksione financiare. Por tani, një përshkallëzim i ri, me zbulimet se marinarët e Yantar-it shënjestruan pilotët e Forcave Ajrore Mbretërore në aeroplanë patrullimi me lazer . Të drejtosh rreze lazeri në sytë e një piloti është provokuese dhe është e paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar dhe mund të çojë në dënim me burg. Mesazhi i drejtpërdrejtë i Healey-t për Rusinë dhe udhëheqësin e saj Vladimir Putin ishte i prerë: "Ju shohim. E dimë çfarë po bëni. Dhe nëse Yantar udhëton drejt jugut këtë javë, ne jemi gati." Me këtë, ai nënkupton se nëse Yantar-ët kalojnë brenda kufirit detar prej 12 miljesh të Britanisë, do të ketë një përgjigje ushtarake. Kjo nuk është hera e parë që Yantar shfaqet pranë brigjeve të Britanisë - në fillim të vitit një nëndetëse e Marinës Mbretërore bëri lëvizjen shumë të pazakontë për të dalë në sipërfaqe pikërisht përpara anijes si një lloj mase parandaluese. Shqetësimi është se kjo është pjesë e një operacioni të vazhdueshëm nga Kremlini për të gjetur dhe hartëzuar të gjitha kabllot dhe tubacionet jetësore nënujore që lidhin Mbretërinë e Bashkuar me pjesën tjetër të botës. Është gjithashtu pjesë e një modeli më të gjerë të aktivitetit rus, pasi vë në provë reagimet, vendosmërinë dhe mbrojtjen e NATO-s. Si një komb ishullor, Britania është shumë e varur nga rrjeti i saj i kabllove nënujore që transportojnë të dhëna. NATO ka identifikuar kabllot në det të thellë si pjesë të infrastrukturës kritike të botës. Por ato janë gjithashtu pika presioni strategjike, thotë ajo, duke paralajmëruar se kundërshtarët mund t'i shfrytëzojnë ato përmes sabotimit ose luftës hibride, duke kërcënuar si komunikimet civile ashtu edhe ato ushtarake. Pamje:AFP Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #TopNews#Anija#Spiune#Ruse