У нас вы можете посмотреть бесплатно Top Channel/ 52 gradë në Mekë, mbi 1000 vdekje gjatë Haxhit: “Të paregjistruarit i braktisën”! или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Është rritur në mënyre dramatike bilanci i viktimave të të nxehtit gjatë pelegraninazhit të Haxhit në Mekë, ku temperaturat kanë mbërritur në 52 gradë Celsius. Tani ai shenon mbi 1000 jete te humbura. Më shumë se gjysma e të vdekurve rezultojnë pelegrinë të paregjistruar, të cilët kanë tentuar ta kryejnë në këtë mënyrë atë që konsiderohet si një prej detyrimeve kryesore të besimtarëve myslimane. Por përpjekja e tyre për të shmangur kostot e larta të këtij pelegrinazhi, i lë të paregjistruarit edhe jashtë ambjenteve të freskëta të ngritura nga autoritetet saudite për besimtarët. Zyrtarë në Kajro thonë se nga 658 egjiptjanë të vdekur në Mekë, 630 ishin të paregjistruar. Shumë prej pelegrinëve egjiptjanë vijnë nga fshatra të varfra dhe kursejnë gjithë jetën për të kryer udhëtimin shpirtëror në atë që konsiderohet si vendi më i shenjtë i Islamit. I biri i njërës prej viktimave, një 70 vjecare e identifikuar vetëm si Effendiya, thotë se ata i kanë braktisur ne mes vapës. “Autobusi i la 12 kilometra larg malit Ararat. Asaj iu desh ta bënte këtë distancë në këmbë. Sa herë e telefonoja me video call, ishte duke derdhur ujë në kokë. Në telefonatën e fundit, qe krejtësisht i dërrmuar”, i tha BBC-së i biri, Tariq. Ai shton më tej se pavarësisht përpjekjeve, e pati të pamundur të kontaktonte me personin që kishte organizuar udhëtimin. Haxhi është një nga shtyllat kryesore të Islamit. Muslimanëve u kërkohet të marrin pjesë në të një herë në jetën e tyre - nëse janë të aftë financiarisht dhe fizikisht - dhe besojnë se kthehen nga pelegrinazhi i pastruar nga mëkatet. Është një nga tubimet më të mëdha fetare vjetore në botë. Gati dy milionë pelegrinë kanë udhëtuar në Mekë këtë vit. Pamje:AFP Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #Mekë#Haxh#TopChannelNews