У нас вы можете посмотреть бесплатно Manifestmi qendror “MUHAMEDI A.S SIMBOL I MORALIT” или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Ekspozita: “ARTET E BUKURA” dhe manifestmi qendror “MUHAMEDI A.S SIMBOL I MORALIT”, organizuar nga SHMI Medreseja "Isa Beu” – paralelja e shtrirë ne Tetovë, në bashkëpunim me Myftininë e Tetovës Më 25.04.2023 (e martë), me rastin e manifestimit tradicional, SHMI Medreseja "Isa beu” – paralelja e shtrirë –Tetovë, në bashkëpunim me Myftininë e Tetovës organizoi Ekspozitë titulluar: “ARTET E BUKURA” dhe manifestim qendror “MUHAMEDI A.S SIMBOL I MORALIT". Në ekspozitë u shpalosën punimet e punuara me dorë nga ana nxënëseve, të cilat ndjekin mësimin në këtë Paralele, nën kujdesjen e profesoreshës, Sindis Zeqiri. Të pranishëm në këtë manifestim ishin: Kryetari BFI-së, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, Myftiu i Tetovës, Prof. Dr. Qani ef. Nesimi, Administratorja profesoresha Barije Shabani, Dekani i FSHI-së, Prof. Dr. Shaban ef. Sulejmani, Myftiu i Kumanovës, Abedin ef. Imeri, Myftiu i Gostivarit, Sabahudin ef. Zendeli, Myftiu i Strugës, Mr. Salim ef. Sulejmani, Myftiu i Shtipit, Mr. Nasir ef. Rexhepi, Myftiu i Ohrit, Samet ef. Ajdari, Myftiu i Manastirit, Amit ef. Rasimi, Sekretari i Medresesë, Mr. Lutfi ef. Nexhipi, Kryetari i Këshillit Komunal të Tetovës, z. Besar Durmishi, drejtorët në Rijaset, Dr. Bashkim ef. Aliu, Këshilltar për Çeshtje fetare (Komisioni per Fetva), në Zvicër, drejtorë të institucioneve lokale, stafi edukativo arsimor i Medresesë “Isa Beu” dhe të paraleleve të shtrira të saja si dhe shumë prindër, nxënës, nxënëse dhe dashamirë të kësaj vatre edukativo arsimore. Të pranishimit fillimisht i përshëndeti Koordinatorja e Medresesë së Tetovës, Prof. Barije Shabani, ndërsa në emër të drejtorit të Medresë fjalë përshëndetëse kishte edhe Sekretari I Medesesë. Gjithashtu të pranshmit i përshëndeti edhe Myftiu i Tetovës, i cili i falenderoi profesoreshat, profesorët dhe nxënëset e Medresesë, për punën dhe programin e përgatitur. Ndërkaq fjalën e rastit e mbajti Reisul Ulemaja, i cili i uroi nxënëset e kësaj paraleleje për punën duke e lutur Allahun Fuqiplotë që t’i shpërblejë me të mirat e Tij. Më pastaj, në ora 18:15, paralelja e Medresesë Isa Beu – Tetovë, kishte organizuar nje program tradicional me poezi dhe Ilahije kushtuar Muhamedit a.s, nga korri i Medresesë së vajzave të Tetovës, të udhëhequra nga Prof. Nurgjyl Emurli- Sadiki.