У нас вы можете посмотреть бесплатно Këngë për Demo Çenkon - Roland Çenko или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Monofoni për legjendën Demo Çenko: “Aristokracia Çenko” e këngës gjirokastritshe i ka fillesat qysh nga gjyshi Mersin Çenko me një aktivitet artistik në Gjirokastër gjer në vitin 1920. Koha e largët, mungesa e inçizimeve dhe e fotografimeve e ka lënë në hije dhe haresë këngën dhe stilin e tij të të kënduarit, por nuk i la në heshtje trashëgiminë që kishte emrin e të birit, Demo Çenko dhe që zotëronte një kujtesë fenomenale për këngën bashkë me një zë, si të dhuruar nga Zoti, posaçërisht për këngë..Demo Çenko ka hyrë në këngën isopolifonike gjirokastrite si një meteor që hyn në atmosferë, rrotullohet bashkë me tokën duke shpërndarë mbi ‘të dritën e tij të zjarrtë, gjersa u shua më në fund në…këngë. Ai ka nisur këngën me bilbilat e parë të këngës gjirokastrite si: Nustret Çarçani dhe Hasan Çajupi dhe më pas u bashkua me ta edhe Xhevat Avdalli. Grupi vazhdoi me Xhevat Avdallin, Demo Çenkon, Lavo Erindin, Skënder Tushe etj, të cilët kënduan së bashku deri në vitin 1990, i njohur si “Grupi i pleqve”. Ishte grup i konsoliduar dhe i arirë artistikisht që i foli gjirokastritshe botës së këngës isopolifonike me stilin e tij “:të shtruar” të të kënduarit, me tekste këngësh popullore të Gjirokastrës dhe krahinave përreth. Si korife i grupit njihej Xhevat Avdalli ndërkohë që në këtë grup Demo Çenko i bënte të gjitha rolet e këngës si të “marrësit” dhe të “hedhësit”. Një nga këngët që kishte më të pëlqyer dhe që e këndonte shpesh dhe në shtëpi ishte kënga “Erdhi një haber i ri” si dhe këngën tjetër...“Dërgoi Gjoleka njerine”. “Grupi i pleqve” i përbërë nga : Xhevati Avdalli, Demo Çenko, Lavo Erindi, Skender Tushe, Beaudin Dobi etj. ishte nderi dhe krenaria e Gjirokastrës dhe ky nderim ishte sa institucional aq dhe popullor. Mjafton të shikojmë një fotografi të datës 18 Mars 1934 që paraqet Kryetarin e Bashkisë Gjirokastrës z Sami Kokalarin që pozon ulur në karike dhe pas tij, në këmbë, Demo Çenko dhe një grup burrash veshur me kostume popullore të qytetit. Janë grupi i këngëtarëve popullorë të qytetit të Gjirokastrës që hoqën “vallen e rrëndë” të burrave, valle e kënduar me këngën “Te rrapi në Mashkullorë” atë ditë të inagurimit të bustit të Çerçiz Topullit: Familja Çenko në Gjirokastër njihej si “familja e këngës” dhe më tejë u startua nga kreu i saj Demo Çenko në grupimin e “aristokracisë së këngës” gjirokastrite.. Si familje e madhe që ishte, në odanë e shtëpisë së tij Demo Çenko “hapi” “shkollën e muzikës” me nxënës dhjetë fëmijët e tij. Realisht të dhjetë fëmijët e Demo Çenkos mësuan nga i jati që të këndonin, por mes tyre u dalluan dy djemtë Roland dhe Kastriot Çenko, të cilët nuk u mjaftuan me të mësuarin e këngës por shkuan më tejë, realizuan daljen e pare në skenë në vitin 1976. Ishin themeluesit e grupit të të “Rrinjëve” të Gjirokastës ku zërat karakteristikë të tyre dallonin mes shumë zërave tëtjerë. Kujton Rolandi : Unë dëshirën për këngën, e nisa nga babai që e dëgjoja kur këndonte në shtëpi dhe e shoqëroja me zë të ulët. Kur shkova ushtar në Sazan vazhdoja të këndoja me shokët për të kaluar kohën. Pasi u ktheva në Gjirokastër, një ditë të vitit 1976 ne, një grup të rinjsh këndonim për qejfin tonë pas Pallatit të Kulturës, kur rastësisht na dëgjoi ish drejtori i këtij Pallati, i ndjeri Petro Kosta. Ai na ftoi në zyrën e tij dhe atje hapi një magnetofon të ri i markës “Uer”. Ai ishte me shirita dhe kënga parë që figuron e regjistruar si këngë e “Grupit të të Rinjve” ishte kënga që u regjistrua te ajo zyrë : -“Ç’të them për Barjam Memen/ Gushti me njëzet e një/ Hodhën defteret në shesh/ Për të lar hesapet-ë" me “marrës” -Roland Çenko që ishte dhe themeluesi i grupit të të Rinjve.Një nga kujtimet më të bukura për Rolandin ka qenë kurr e ftoi vetë Xhevat Avdalli t’ja “hidhte” këngës që do këndonte në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës në vitin 1983. Ishte emocionuese pasi ishte i vetmi nga “Grupi i të Rinjve” që do këndonte me “marrës” Xhevat Avdallin, i cili në atë kohë ishte një “legjendë” e gjallë e këngës isopolifonike dhe vlerësohej edhe në sferat më të larta të shtetit. Suksesi ishte absolut dhe kjo ja shtoi besimin te vetja, aq sa në “Festovali De Confolens” në Francë më 1990, për interpretimin mjeshtëror ai dhe grupi i tij u quajtën nga shtypi : “djajt e skenës”.Nga viti 1976 gjer në vitin 1995 Roland Çenko këndoi me “ Grupin e të Rinjve“ ku dallohen për vlerat e tyre artistike Mehmet Visha dhe Kastriot Çenko. Pot koha pruri shpërbërjen e grupit. Roland Çenko nuk jetonte dot pa këngën prandaj themelon grupin “Argjiro“, grup që u bë shumë shpejt i dashur për publikun e gjerë me aktivitet brënda dhe jashtw vëndit. Grupi “Argjiro” si mbartës i vlerave më të spikatura të isopolifonisë gjirokastrite ka marrë pjesë në disa Festivale Folklorike Kombëtare dhe është mbajtës i Dekoratës “Mjeshtër i Madh” si grupi “Argjiro” ashtu dhe Roland Çenko. Shkrimi i pergatitur nga Timo Merkuri #RolandÇenko #Monofoni