У нас вы можете посмотреть бесплатно Stop - 27 Shkurt 2023 (Emisioni i plotë) или скачать в максимальном доступном качестве, которое было загружено на ютуб. Для скачивания выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. Stop/ Video skandali, zbulohet pse policia e Elbasanit kontrolloi Stop”-in Javën e kaluar transmetuam sesi një grup xhirimi i emisionit “Stop” ishte në qytetin e Elbasanit, për një investigim.Kur grupi ishte në makinën e parkuar para Gjykatës dhe Prokurorisë, ia behën forcat operacionale, dhe në abuzim me detyrën, filluan një kontroll të paligjshëm fizik dhe të automjetit të emisionit “Stop”. Ndërkohë gazetari kërkoi me ngulm një dokument apo urdhër për këtë procedurë të Policisë së Shtetit.Madje jo vetëm, që nuk ia dha mandat apo urdhër kontrolli, por dyshohet, se disa nga efektivët ishin të pirë. Avokati Arben Llangozi sqaroi hapat e mëtejshëm ligjorë, që redaksia e “Stop” do të ndjekë për këtë incident flagrant dhe të patolerueshëm për lirinë e individit dhe medias. Stop/ Elbasan, vodhi 700 mije euro cigare, eksperti ia la hajdutit ne ruajtje. Për rastin e ndalimit të grupit të xhirimit, “Stop” sjell sot investigimin, që na coi në Elbasan, e për të cilin, prokurorët e përfshirë njoftuan, se ishte një makinë e dyshimtë para prokurorisë. Ngjarja ka ndodhur në Polis, Elbasan në 11 janar 2018. Pronari i një sasie të madhe cigaresh, me ndihmën tonë, demaskon zyrtarët e hetimit, të cilët u korruptuan nga i dyshuari kryesor i vjedhjes, Ismail Balla. Në magazinën e tregtarit ta Cërriku, u gjetën 54 koli cigare, që përputheshin me cigaret e vjedhura, sipas investigimit, që i dëmtuari bëri. Në 15 janar 2018, policia Elbasan, e përfaqësuar nga eksperti kriminalist Gentian Hidri, konstatoi në praninë e viktimës dhe të dyshuarit, Ismail Balla, sasinë prej 54 koli cigaresh. Atë natë eksperti Hidri e përcolli denoncuesit dhe të nesërmen bëri bllokimin e cigareve të vjedhura. Këtu nis dyshimi për korrupsion, pasi eksperti kriminalist Gentian Hidri, ia la në ruajtje cigaret e vjedhura, të dyshuarit kryesor Ismail Balla. Ky marifet i dha kohë dhe mundësi, që Ismaili të zëvendësonte kolitë e vjedhura me koli të tjera, të blera sipas tij, në Fier në Berat.Por faturat e shitjes nuk përputhen.Gazetari e telefonoi Ismail Ballën, duke u hequr si nipi i ekspertit Gentian Hidri. Gazetari e porositi të fshinte numrin e ekspertit, pasi rasti po investigohej, dhe të thoshte, se nuk e njihte Hidrin. Stop/”Ore jane marre leke e di une..” ish prokurori zbardh te verteten e hetimit. Dosja e vjedhjes së cigareve në Polis të Elbasanit, për 5 vjet u hetua nga 8 prokurorë në Elbasan, nga Pranvera Stafa e deri te Ervin Beqiri e Platon Alicka.Beqiri nisi ta hetonte cështjen, por u përjashtua nga Vettingu. Platin Alicka e zvarriti 1 vit dhe po tenton ta nxjerrë pa lagur të dyshuarin kryesor Ismail Balla. Ish-prokurori i cështjes, Ervin Beqiri, tregon, sesi eksperti Gentian Hidri dhe Pranvera Stafa kanë marrë para nga Ismail Balla, duke i lënë atij të ruante cigaret e vjedhura.Beqiri thotë, se është e provuar, që Ismail Balla është një nga bashkëpuntorët kryesorë në këtë vjedhje. Njerëzit e akuzës përfituan nga autori i vjedhjes, ndaj kjo dosje edhe pas 5 vjetësh, nuk ka një fajtor. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/