У нас вы можете посмотреть бесплатно Top News/ Pse mbahet e mbyllur Ura e Ibrit...? Debat në Mitrovicë, pak serbë të pranishëm или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Në Mitrovicën e Veriut nisi debati për hapjen e urës mbi lumin Ibër, që kundërshtohet nga serbët lokalë dhe bashkësia ndërkombëtare. Në debat morën pjesë përfaqësuesit e kësaj komune dhe ata të Qeverisë së Kosovës. Por, sipas korrespondentëve, pjesëmarrës në debat ishin një numër i vogël qytetarësh serbë dhe se shumica e të pranishmëve ishin asamblistë komunalë, përfaqësues të OSBE-së dhe mediave. Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, tha se ura do të bëhet simbol i normalizimit të marrëdhënieve në Kosovë, që do të kontribuojë në lehtësimin e kontakteve të qytetarëve në jug dhe veri. Krasniqi: Ura mbi lumin Ibër do të bëhet simbol i normalizimit të ....Konsideroj se jo vetëm që nuk ka arsye, por tashmë është absurde vazhdimi i mbajtjes së urës mbyllur. Sipas vet natyrës së urave edhe kjo urë duhet të jetë në shërbim të të gjithëve dhe hapja e saj nuk është dhe nuk do të jetë kundër askujt. Jemi të bindur që liria e lëvizjes dhe sundimi I ligjit nuk e rrezikon paqen dhe sigurinë, përkundrazi e sforcon atë” Disa qytetarë serbë, të pranishëm në debat, thanë se nuk është e nevojshme që të hapet ura dhe mjafton që ajo të jetë e hapur për këmbësorët. Ata po ashtu u ankuan për praninë e madhe policore në veriun e banuar me shumicë serbe. Pjesëmarrësit serbë dhe shqiptarë shprehën frikën për rritjen e tensioneve në rast të hapjes së urës, duke kërkuar garanci. Ministri Krasniqi tha se shteti garanton që do të ofrojë siguri për të gjithë qytetarë. Krasniqi: Mes nesh duhet të ndërtojmë sa më shumë ura të komunikimit ... Qytetarët nga lagjja e boshnjakëve, qendra e qytetit, Kodra e Minatorëve, lagjja e Doktorëve, Suhudolli e të tjerë kanë përbërje etnike të ndryshme, por problemet dhe sfidat i kanë të njëjta, andaj duhet punë e përbashkët për t’i zgjedhur ato... Edhe zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha se ky institucion garanton për një “siguri shumë të madhe” nëse hapet ura. Ai shtoi se bazuar në konstruktin praktik të rrugës, nuk ka arsye pse Ura e Ibrit të mbetet e mbyllur. Elshani: Si Polici e pyesim vetën pse Ura e Ibrit është e mbyllur? “Duke marrë parasysh që ne merremi me aspektin e sigurisë, ne nuk kemi më fol diçka më shumë përpos asaj që shpesh po e pyes vetën, si Polici e pyesim vetën se pse kjo urë është e mbyllur? Do të ishte mirë nga me dëgjua pse kjo urë duhet të mbes e mbullur. Sepse nga aspekti i sigurisë nuk ka ndonjë arsye.... Ura mbi lumin Ibër ndan Mitrovicën e Jugut të banuar me shumicë shqiptare dhe Mitrovicën e Veriut, me shumicë serbe dhe Qeveria e Kosovës, pavarësisht kundërshtimit të bashkësisë ndërkombëtare, ka thënë se synon ta hapë atë për lëvizjen e automjeteve. Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #TopNews#Debati#Mitrovice